
Rama kopsit listën e kandidatëve, deputetët paralajmërohen në mbledhje grupi për spastrime, kryeministri i pakënaqur me shumë emra

'Ky ishte një lajm i madh dhe i shumëpritur', Basha nderon heroin e luftës së Kosovës

Shkruar nga SOT.COM.AL 28 Nëntor 2020
Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në një prej familjet e dëshmorëve të luftës së Kosovës. Basha thotë se Skerdilajd Llagami e shkroi emrin e tij me gjak në panteonin e lirisë dhe pavarësisë kombëtare. Kreu i PD, shprehet se shqiptarët nuk janë penguar nga kufijtë e ngritur padrejtësisht mes nesh për të shtrirë dorën e ndihmës drejt njëri-tjetrit
“Sot, 23 vite më parë u shfaq publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Më 28 nëntor të vitit 1997, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, ishin të parët që dolën para opinionit publik, në varrimin e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci.
Për të gjithë ata që ende nuk e dinin krijimin e UÇK-së, ky ishte një lajm i madh dhe i shumëpritur. Sot ne nderojmë dhe përulemi para sakrificës se luftëtarëve të UÇK-së, shumë prej të cilëve dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Ne shqiptarëve, nuk na kanë penguar kufijtë e ngritur padrejtësisht mes nesh për të shtrirë dorën e ndihmës drejt njëri-tjetrit. Të shumtë ishin djemtë e Shqipërisë që iu bashkuan kësaj lufte, ndër të cilët dëshmorët e kombit Indrit Cara – ushtar Kavaja dhe Skerdilajd Llagami-Komandant Shpendi.
Në një vizitë në familjen Llagami, kujtuam me mall dhe nderim të veçantë heroin e luftës për pavarësinë e Kosovës, Skerdilajd Llagamin – Komandant Shpendin – si dëshmi e pavdekshme e lidhjes së pakëputur mes shqiptarëve. Ai e blatoi jetën e tij në altarin e kësaj të vërtete mbarëkombëtare.
Me Bardhylin, babain e Skerdilajdit, folëm dhe për detyrën tonë sot, që sakrificën e djalit të tij dhe bashkëluftëtarëve të tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të mos e lejojmë të cënohet nga shpifjet dhe balta e atyre që rreken ta barazojnë agresorin dhe xhelatët me viktimat e agresionit.
Dëshmori i UÇK-së, Skerdilajd Llagami e shkroi emrin e tij me gjak në panteonin e lirisë dhe pavarësisë kombëtare. Familjes së tij, qytetit të Tiranës, Shqipërisë dhe Kosovës, ai u la trashëgim krenarinë dhe amanetin e patjetërsueshëm të mbrojtjes së interesave kombëtare shqiptare me çdo çmim. Lavdi përjetë sakrificës dhe gjakut të dëshmorëve tanë!”, shkruan Basha.
Më të lexuarat


Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në Jon, ministri Dendias trondit Shqipërinë: Ja sa kilometra katrorë territor marrim

I shqetësuar për shkrirjen e LSI, Presidenti Meta nis fushatën elektorale dhe i dërgon mesazhin e koduar Ramës: Kjo është detyrë primare e qeverisë! (VIDEO)

“Tirja e qeverisë iu ka marrë paratë familjeve shqiptare”, Basha reagon ‘flakë për flakë’ pas Ramës dhe zbulon komunikimin e rëndësishëm me përfaqësuesit e BE

Basha i besoi një qark të rëndësishëm, Spaho prezantohet me strukturat e PD: Detyra e re, vendim kolegjial. Dalim forcë e parë në 25 prill. Vjen edhe reagimi i Ervin Salianjit

“Nuk hesht për atë që na takon”, kryeministri Rama iu përgjigjet akuzave dhe reagimeve për BE: E ça thashë unë? Mos të hap gojën për të mbrojtur njerëzit e mi?!

“Mos e ushqeni popullin me konspiracione idioteske”, Rama i kthehet gazetares dhe flet për çmimin e vaksinës Pfizer: Paratë s’mbulohen nga sekreti, mund t’i shikoni!

“Ç’është kjo ndërhyrje”, Rama acarohet nga pyetja e gazetares dhe i kthehet gjatë konferencës ‘live’: Më kujton se kush jam unë?

Jozefina Topalli ‘godet’ me mesazhin

Sa kohë duhet për fiskalizimin? Kryeministri Rama jep përgjigjen e prerë dhe ‘thumbon’ ashpër Brisida Shehajn

Vaksina/ Rama zbulon për herë të parë pse u mbajt “top-secret” marrëveshja me Pfizer
