BREAKING NEWS

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas ‘bombën’, zbulon emrat e vrasësve të Remzi Hoxhës, mes tyre edhe figura të rëndësishme politike (FOTO)

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas
x

Politike

"Ky moment i shumëpritur do të vijë shpejt", Rama jep lajmin fantastik!

"Ky moment i shumëpritur do të vijë shpejt", Rama jep

Kryeministri Edi Rama jep lajmin e mirë se patenta shqiptare shumë shpejt mund të njihet edhe në Gjermani.

Rama tha se tanimë e kemi kaluar provimin e autoriteteve të inspektimit të standardeve të transportit sa i përket strukturës tonë dhe se gjithçka është në dorë të autoriteteve gjermane.

"Ne kemi tanimë kaluar provimin e autoriteteve të inspektimit të standardeve të transportit sa i përket strukturës tonë dhe  është bërë një revolucion në shërbim ndaj të gjithë drejtuesëve të mjeteve. Raporti me vlerësim jashtëzakonisht pozitiv ka shkuar në ministrinë federale e cila e ka shpërndarë për të gjitha shtetet që përbëjnë republikën federale sepse duhet që çdonjëri nga landers ta aprovojë dhe pastaj patenta shqiptare të njihet të gjithë vendet. Kjo është në dorë të autoriteteve gjermane ne e kemi bërë detyrën tonë. Shumë shpejt do të vijë momenti i shumëpritur për ju që të mos keni nevojë për të bërë ato pagesa të kripura por të mbanë atë shqiptare", tha Rama.

Më të lexuarat