BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Politike

“Ky qytet përcakton zgjedhjet e 25 prillit”, Artan Hoxha e thotë troç dhe plas deklaratën ‘bombë’ për LSI-në

“Ky qytet përcakton zgjedhjet e 25 prillit”, Artan Hoxha e

Gazetari Artan Hoxha ka përcaktuar si një ndër qarqet më të nxehtë në zgjedhjet e 25 prillit, atë të Elbasanit.

Hoxha teksa analizoi përplasjen e shumëdiskutuar të ditës së verës në Elbasan, u shpreh se grupet e Elbasanit janë shumë të fuqishme financiarisht dhe sipas tij mund të ndikojnë direkt në fushatë.

“Elbasani është vendi i nxehtë që përcakton zgjedhjet. Për fat të keq është ndër qarqet që kanë numrin më të rëndësishëm. Elbasani u vë në qendër të vëmendjes. Dy partitë e mëdha janë përballë njëra-tjetrës dhe kanë në garë LSI-në. PS ka 7 mandate dhe kërkon edhe të tetin. LSI aty ka pasur një marrëveshje që konflikti atë ditë u bë nga ata që erdhën nga Tirana dhe jo nga ata të Elbasanit. Bota e krimit është më prezente aty ku ka para më shumë. Grupet e Elbasanit janë shumë të fuqishëm dhe mund të ndikojnë direkt në fushatë”, u shpreh Hoxha.

Më të lexuarat