Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Ky turp duhet shkulur”/ Ngjela ‘shuplakë’ politikanëve shqiptarë, nxjerr deklaratën ‘tronditëse’ të juristit amerikan: Janë kapur nga laku i tyre! Të shitur me para!

Postuar: 13/08/2019 - 19:17

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar sot sërish memorialin e vendosur në Tiranë, në nder të viktimave për atë që është cilësuar si grusht shteti në Turqi.

Sipas Ngjelës shembulli i fundit me memorialin turko-osman të vendosur erdhi si rast kundër progresit të gjendjes së re në Shqipëri.

'Qeveria shqiptare hesht, por shqiptarët jo. E ç'i mbetet kësaj qeverie nëse shqiptarët e fyer nga ky turp historik do të shkojnë e ta shtypin atë palomemorial të vendosur hajdutshe e në mënyrë sekrete në Tiranë?', ngre pyetje avokati.

Reagimi i plotë:

Lirinë e shqiptarëve, në 150 vjet, e ka sulmuar dhe dhunuar një lukuni ujqërish të huaj që kanë pushtuar Arbërinë, dhe një rrjedhë hajdutësh sunduesish shqiptarë, të shitur në shekuj. Kjo është tragjedia shqiptare: sundim barbar kryeministrash dhe shitje e shqiptarizmës në tregun e fqinjëve pushtues.

Akti i fundit është memoriali turko-osman i kryeministrit Edi Rama.

l.

A e patë sesa me afekt historik ndërhyri dje Ambasada Amerikane, duke denigruar memorialin turk ala Erdogan në Tiranë?

"Ju keni viktimat tuaja në Kosovë", tha përmbledhtas përfaqësuesi ligjor i saj, "pse duhen memoriale abstrakte të një vendi të huaj".

ll.

Historia e Shqipërisë ka qenë e mbetet ende e përshkuar nga qeveri që gënjejnë dhe fyejnë hapur shqiptarët.

Ky ka qenë e po mbetet fati i keq i shqiptarëve: qeverisen nga persona të papërgjegjshëm që më shumë nga gjithçka, urrejnë shqiptarët. Grabisin, fyejnë shqiptarët dhe heshtin e nuk japin asnjë përgjigje. Dhe e dini se kur janë të përbindshëm këta, kundër shqiptarëve që sundojnë? Kur i dobësohet forca dhe rrezikojnë që të rrëzohen. Njëlloj si ky kryeministri aktual.

Po shqiptarët pse ngaherë sjellin në krye vetëm sundues të papërgjegjshëm dhe antishqiptarë? Sepse ka një shekull që janë kapur nga laku i tyre, dhe tani janë mu në prag të shpëtimit shekullor. Por, pikërisht kjo i ka hedhur sunduesit e fundit në sulm antishqiptar.

Dhe ja, shembulli i fundit me memorialin turko-osman të vendosur erdhi si rast kundër progresit të gjendjes së re në Shqipëri.

Qeveria shqiptare hesht, por shqiptarët jo. E ç'i mbetet kësaj qeverie nëse shqiptarët e fyer nga ky turp historik do të shkojnë e ta shtypin atë palomemorial të vendosur hajdutshe e në mënyrë sekrete në Tiranë?

Po, vërtet do të shkojnë shqiptarët ta shembin shenjën e turpit historik që iu ka vendosur në kryeqytet Edi Rama?

As dhjetë shqiptarëve patriotë që mund të shkojnë për të shkulur atë vepër të turpshme poshtëruese për Shqipërinë, nuk ka mundësi t'iu bëjë bllokim askush, sepse ajo është një vepër klandestine, pa asnjë vendim administrativ dhe madje, krejt e fshehtë dhe e ndaluar që të transmetohet edhe si lajm inagurimi i saj. Ky turp duhet shkulur, sidomos tani që u bë publik si një fyerje historike kundrejt Shqipërisë si shtet dhe shqiptarëve si popull, kudo ku ata ndodhen.

lll.

Ajo që na duhet të trajtojmë tani, nuk është më ekzistenca e këtij memoriali poshtërues, se ai nuk ka më jetë në Shqipëri, por, është arsyeja pse e mori qeveria shqiptare një hap të tillë.

Rreth këtij akti fyes për kombin mund të amendësohen shumë arsye, por juristi amerikan i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë akuzoi për shitje monetare me para . Të jetë kështu vallë!

Por, veç kësaj, është edhe keqdashja për të shtypur dhe fyer shqiptarët që po presin likuidimin e korrupsionit të lartë shtetëror shqiptar, duke i thënë një arkaiku mesjetar si Etdogani: në jemi neoosmanë.

Frika, gjithmonë të hedh ndër shpresa absurde.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 09:23

Hetimet mbi dyshimet për manipulim dhe blerje të votave gjatë zgjedhjeve të pjesshme vendore në Dibër në vitin 2016, janë rikthyer në qendër të debateve, pas vendimit për transferimin e dosjes nga Prokuroria e Krimeve

Postuar: 23/08/2019 - 09:20

Struktura e Posaçme Antikorrupsion duhet të jetë gati para vendimit për negociatat.

Postuar: 23/08/2019 - 09:04

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur si urim mëngjesi për këtë të premte, pamjet fantastike nga Fest

Postuar: 23/08/2019 - 09:00

Kreu demokrat, Lulzim Basha i ka dhënë një goditje të fortë dje presidentit Ilir Meta.

Postuar: 23/08/2019 - 08:31

Pas shumë artikujve të publikuar në Gazetën “SOT”, komunikimi mes institucioneve shqi

Postuar: 23/08/2019 - 08:29

Ministria e Financës dhe Ekonomisë zhvilloi sot takimin e radhës të drejtpërdrejtë me palët e int