Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën
Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...
Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”
Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...
Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’
Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi
Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...
Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK
Lajçak takon kryeministrin Hoti, theksi ra te hapat konkretë të dialogut Kosovë-Serbi, zbulohet ftesa e veçantë për kreun e qeverisë
Shkruar nga SOT.COM.AL 16 Qershor 2020
Emisari europian për dialogun Kosovë-Serbi ndodhet në Prishtinë, ku gjatë ditës së sotme zhvilloi takime me presidentin Hashim Thaçi, me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, dhe më pas me kryeministrin Avdullah Hoti.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Miroslav Lajçak deklaroi se i ka dorëzuar kryeministrit Hoti një ftesë të veçantë për një vizitë në Bruksel.
“Respektoj rolin kushtetues të qeverisë së Kosovës në dialog dhe jam i kënaqur që bisedimet janë prioriteti kryesor. Folëm me kryeministrin për pritshmëritë dhe hapat konkret. Gjithashtu, e ftova që të vizitojë Brukselin”, është shprehur Lajçak.
Lajçak tha se BE-ja ka qasje shumë serioze për sa i përket Ballkanit dhe në veçanti dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se synon arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë që zgjidh të gjitha mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë. “Pres që dialogu të ketë përfundim të suksesshëm”.