Politike

“LAJM I MIRË”/ Ylli Manjani del me deklaratën e fortë, ngre dyshimin mbi këto institucione: Hetimi nuk mund të kufizohet vetëm tek E-Albania!

“LAJM I MIRË”/ Ylli Manjani del me deklaratën e

Avokati i njohur Ylli Manjani ka shkruar se denoncimi publik i sistemit të patronazhit është një lajm i mirë. “Kjo tregon se njerëzit nuk janë dakort me pushtetin dhe as me metodat e mbikyrjes së njerëzve. Ky sistem u bë publik dhe po demaskohet çdo ditë si rezultat i faktit që njerëzit masivisht e denoncojnë dhe nuk e pranojnë këtë standard.

Pra ajo që mund të dukej si avantazh i pushtetit mund të jetë një bumerang i madh. Në fakt nuk ka degjenerim më të madh për dikë që del se është "mbikqyrësi" yt”, shkruan Manjani.

Postimi i Manjanit

Lajmi i mirë

****

Denoncimi publik i sistemit të patronazhit është LAJM I MIRË.

Kjo tregon se njerëzit nuk janë dakort me pushtetin dhe as me metodat e mbikyrjes së njerëzve. Ky sistem u bë publik dhe po demaskohet çdo ditë si rezultat i faktit që njerëzit masivisht e denoncojnë dhe nuk e pranojnë këtë standard.

Pra ajo që mund të dukej si avantazh i pushtetit mund të jetë një bumerang i madh. Në fakt nuk ka degjenerim më të madh për dikë që del se është "mbikqyrësi" yt.

Nga ana tjetër, është e kotë të lodhemi për të kuptuar përgjegjësinë e E-Albanias, sepse nuk është betëm ajo përgjegjësja. Ligjërisht, madje mund të mos jetë e provueshme aktiviteti kriminal i kësaj platforme ndërvepruese.

Në thelb informacioni real mbi jetën e aktivitetin e qytetarëve gjendet më së shumti në OSHEE, e cila mori mision qeveritar të azhornonte adresat. Formulari që ata shpërndanë përgjatë 2016-ës për t'u plotësuar me pahir, kërkonte më shumë të dhëna sesa adresa. Kërkohej NIPTI, punësimi, shkollimi, emigracioni etj.

Nga ana tjetër agjensitë e tjera shtetërore që administrohen nga pushteti monist kanë të dhëna të plota mbi pasurinë, transaksionet bankare, sigurimet, gjobat, kreditë, gjendjen financiare, qeratë, licensat, lejet, lëvizjet jasht shteti e çdo gjë që i duhet një pushteti për shantazh elektoral.

Pra, dua të them se nuk është vetëm E-Albania në këtë krim, por të gjithë administratorët e database që janë krijuar nëpër institucione publike për qëlime të ndryshme.

Hetimi pra nuk mund të kufizohet vetëm tek E-Albania.

Sidoqoftë, pavarësisht sukesit të hetimit  publiku e refuzoi këtë manovër dhe ky është lajmi i mirë.

Më të lexuarat