
Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Largimi i emrave të bujshëm nga selia blu, Topalli tregon arsyen pse Lulzim Basha e nxori jashtë PD

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Shkurt 2021
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, e cila ishte një emër me ndikim në Partinë Demokratike është lënë jashtë kësaj partie nga Lulzim Basha.
Duke folur për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Topalli nga studio e “Klan News” tregoi katër qarqet e mundshme ku ajo mund të kandidojë, ndërsa shtoi se pakënaqësia e shqiptarëve ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut demokrat sa vjen e rritet.
Ndërsa duke u ndalur tek arsyeja pse shqiptarët duhet t’i besojnë votën, Topalli tha se është ndër të pakët emra që nuk ka shfrytëzuar postin për të pasuruar kunatin, ndërsa shtoi se pikërisht kjo ishte arsyeja pse Basha e la jashtë listës.
Sipas saj, frika se mos kuptoheshin prapaskenat e pasurimit të familjes së Bashës e la atë vetë dhe shumë kolegë të tjerë jashtë PD, ndonëse ajo ka qenë një ndër themelueset e PD.
“Ligji më jep mubndësi të kandidojë në 4 qarqe, do jem në Tiranë dhe Shkodër dhe jam duke menduar për Durrësin dhe Lezhën.
Unë kam pritshmëri gjithandej por Tirana do jap një mesazh më të mirë kundër një klase të korruptuar. Tirana do jap një mesazh që as nuk e imagjinoj. Unë nuk mendoj përtej Tiranës dhe Shkodrës por ka një % të lartë të pakënaqur me Bashën dhe Ramën.
Kushdo media që bën sondazhe, në një gjë bien dakord: Rritet pakënaqësia ndaj kryeministrit por nuk kanë as besim tek Lulizim Basha. Unë kam rrefuzuar korrupsionin dhe përfitimin ndaj karriges në favor të pasurisë së familjes.Më mirë është as mandati i tretë i Ramës as mandati i parë i Bashës. Brenda treshes ka probleme të mëdha.Unë nuk kam qenë kurrë si ato, as kryeministre, as ministre, nuk kam qenë e akuzuar për skandal korrupsioni. Nuk ka asnjë fakt që unë kam shfrytëzuar pozicionin tim për kunatin tim.Shqiptarët nuk e njohin as bashkëshortin tim. Kjo është arsyeja pse më larguan mua e kolegët nga politika. Unë kam punuar për të ngritur PD kur të gjithë burrat ikën në 1997”, shprehet Topalli.
Më të lexuarat


“Nuk kam pa burrë që i lutet një burri 12 herë në 24 orë”/ Monika Kryemadhi komenton ftesën e Ramës për Bashën, ja si mundohet ta fshehë frikën e shkrirjes së LSI-së

“U jam mirënjohës të gjithë patronazhistëve”, kryeministri Rama del me mesazhin e prerë për zhurmën e krijuar për të dhënat personale të qytetarëve: Kur hyn në fushën e lojës...

“Janë përpjekur të na poshtërojnë”/ Përplasjet brenda partisë e spostuan nga LSI? Luan Rama del me mesazhin e fortë nga Vlora

“Takimi i fitores”/ Fushata elektorale, zbulohet lëvizja strategjike e kryeministrit Rama, ja ku do të shkojë sot në orën 15:00 (FOTO)

Në kulmin e përplasjeve të forta/ Monika Kryemadhi ‘zbarkon’ në Vlorë, çfarë po ndodh me Luan Ramën. Publikohet fotoja që tregon gjithçka

Ish-zv.kryeministri dhe njëkohësisht deputeti i njohur shqiptar ndalohet nga Policia. Çfarë ndodhi mes tyre (Publikohet VIDEO e debatit)

“Ai e mendon Vlorën si fuçi baruti”/ Gjiknuri nxjerr qëllimet e fshehta të Presidentit Meta dhe lëshon thirrjen e fortë: Mezi presim Ilirin që të dalim dhe ta hedhim në...

Ndodh incidenti i papritur në takimin elektoral të Lulzim Bashës, shihni çfarë i bën truproja i tij kandidates për deputete të PD-së (VIDEO)

“Nuk e di a do më votojë gruaja, flet me SMS me...”/ Agron Duka i befason të gjithë me deklaratën e tij, tregon edhe çfarë pëlqen tek Rama, Meta dhe Kryemadhi

“Janë ekstremistë, është i sëmurë mendor. Duhet punësuar që të na japë votën”/ Nuk do e besoni si i etiketojnë patronazhistët zgjedhësit: Duan legalizimin e pallatit që të votojnë PS-në. Të mbahet nën monitorim pasi…
