BREAKING NEWS

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e
x
BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x

Politike

Lavrov i dha “puthjen e vdekjes” Ballkanit të Hapur, Rama e Vuçiç mblidhen në “të tretat” e projektit të vdekur

Lavrov i dha “puthjen e vdekjes” Ballkanit të Hapur, Rama e

Ashtu siç ishte paralajmëruar, pjesëmarrës të nismës “Ballkani i Hapur” ndodhen në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për takimin e radhës, i cili do të zhvillohet në harkun kohor të dy ditëve. Ky takimi i kësaj nisme rajonale ishte caktuar qysh disa javë më parë, ndërkohë që ditët e fundit iniciativa “Open Ballkan” ka trazuar situatën gjeopolitike, për shkak se atë e mbështeti hapur edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, 3 ditë më parë, vlerësim ky që ka shkaktuar shumë debate dhe duke e veshur këtë nismë si një projekt kryekëput i financuar dhe ideuar nga Moska zyrtare. Madje, të shumtë janë zërat që me futjen në skenë të Rusisë, “Ballkani i Hapur” tashmë është vënë në qendër të sulmeve, ndërsa lidërship që e drejton atë (kryeministri shqiptare, Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç), cilësohen si agjentë rusë, ndërkohë që nismës i është bashkuar në cilësinë e vëzhguesit edhe Bosnja dhe Mali i Zi. Mes atyre që tashmë është vënë qendër të akuzave është kryeministri Edi Rama, i cili ndonëse i është kërkura që të braktisë këtë nismë, ai vijon të këmbëngulë në domosdoshmërinë e saj, sikundër deklaroi ditën e djeshme nga pika doganore e Qafës Thanës teksa ishte duke udhëtuar drejt Ohrit. “Kjo është shumë e rëndësishme se kështu bëhet dhe konkrete për këdo që thotë se çfarë na duhet Ballkani i Hapur dhe për t’i dhënë fund të gjitha paranojave, e teorive konspirative dhe intoksikimit të propagandës që shkon kundër paqes dhe zhvillimit. Nga ana tjetër besoj se sa më shumë shembuj konkretë të jenë përpara syve të njerëzve aq më e thjeshtë bëhet gjithçka. Do të arrijmë të lehtësojmë ata që bëjnë tregti me këto vende dhe torturohen nga burokracitë doganore”, deklaroi Rama. Pra edhe pse nisma “Ballkani i Hapur” me deklaratën që bëri ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tregoi se është një projekt i Moskës dhe në kushtet kur kjo nismë nuk përkrahet nga vende të Bashkimit Europian, sikundër është Gjermani, kryeministri Edi Rama vijon ta mbrojë me pathos atë, duke treguar se ai po vijon të luaj lojën e Rusisë në dëm të interesave të Shqipërisë.

Amerikanët paralajmëron “vdekjen” e “Ballkanit të Hapur”

Ndërkohë përveç Berlinit, sinjale kundër nismës “Ballkani i Hapur” çdo ditë po vijnë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka qenë eksperti për Ballkanin Perëndimor, Eduard Joseph, i cili përmes një shkrim analizë të publikuar në rrjetet sociale dhe media të ndryshme prestigjoze, ka “përgëzuar” ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, që, sipas tij, i dha “puthjen e vdekjes” nismës Ballkani i Hapur, për të cilën tha se ishte një ide e administratës së ish-presidentit amerikan Trump që e avancon agjendën e “partnerit strategjik të Rusisë në rajon, Serbisë”. Pas anulimit të vizitës në Beograd, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se “NATO-ja dhe BE-ja duan ta kthejnë Ballkanin në një projekt të tyre të quajtur ‘Ballkan i Mbyllur’”, duke iu referuar Ballkanit të Hapur. Për këtë Joseph tha se Lavrovit i takojnë meritat për shkaktimin e dështimit të Open Balkan. “Sikurse duhet falënderuar Putinin që i injektoi jetë NATO-s, lavdërime edhe për Sergei Lavrov që i dha puthjen e vdekjes Ballkanit të Hapur. Kjo ide e administratës së Trump avancon agjendën e partnerit strategjik të Rusisë në rajon, Serbisë, nën Aleksandër Vuçiçin”, ka shkruar Joseph. Ai thotë se për këtë  Sputnik Serbia, të cilën e quajti zgjatjen kryesore të Rusisë në Serbia, e ka mbështetur vazhdimisht Ballkanin e Hapur. Open Balkan është ftesë e hapur për Vuçiçin që të shfrytëzojë madhësinë ekonomike të Serbisë për avantazhe politike – pa kufizime politike apo vlera të BE-së. Open Balkan  ‘Bota Serbe’ nëpërmjet tregut për fqinjët më të vegjël të Serbisë”, shkruan eksperti për Ballkanin Perëndimor, Eduard Joseph.

Më të lexuarat