BREAKING NEWS

Aishe e Zylfie Haklaj japin mesazhet tronditëse: Ato para që ka bërë me gjak nuk do i vlejnë atje në gropë. Jam gati të dorëzohen në autoritetet shqiptare nëse Sali Berisha...

Aishe e Zylfie Haklaj japin mesazhet tronditëse: Ato para që ka
x

Politike

"Le të presim çdo të ndodhë në fund", ambasadori gjerman në Tiranë komenton jehonën e vendimin të Bundestagut

"Le të presim çdo të ndodhë në fund",

Ambasadori gjerman, Peter Zingraf, në një intervistë pët TVSH ka komentuar hapjen e negociatave të vendit tonë me BE dhe kushtet që Bungestagu vendosi për vendin tonë. Ai shprehet se Shqipëria duhet të presë deri në datën 18 tetor për të parë vendimin e Komisionit Europian për negociatat.

Pjesë nga intervista:

Si e lexoni ju vendim, i cili pati jehonë edhe në Bundestagun gjerman?

Nësë e kam kuptuar siç duhet ky vendim i Gjykatës për Krimet e Rënda nuk ka hyrë ende në fuqi. Është parimi im sikurse edhe parim i gjithëvlefshëm në kontekstin e bashkimit europian që të mos komentohen procedura vijuese, të cilat nuk janë përmbyllur ende të institucioneve të drejtësisë. Në shikojmë gjithsesi që janë duke u zhvilluar procese gjyqësore edhe kundër personazheve të famshëm, sikurse është edhe rasti në fjalë. Ajo çka unë kam perceptuar nga opinioni publik është që ky vendim në një farë mënyre është quajtur disi minimalist, por më lejoni që të mos komentoj. Le të presim çdo të vendoset në fund.