BREAKING NEWS

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, ndërsa lajmi i mirë është se numri i të prekurve do të ulet...

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të
x

Politike

“Le të vijnë me tanke”, nuk përmbahet Ilir Meta: Ja përgjigja që do marrin. Para se të më shkarkojnë ata mua...

“Le të vijnë me tanke”, nuk përmbahet Ilir Meta: Ja

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur për krizën politike në vend dhe përplasjen e tij me mazhorancën.

Meta tha se nuk është shqetësuar për fatin e tij politik edhe nëse shkarkohet.

Ai tha se nëse mazhoranca provon ta shkarkojë, ai do t’i shkarkojë ata i pari, bashkë me gjithë popullin shqiptar.

“Kam bërë deklaratë në Pogradec që para një viti. Para se të më shkarkojnë ata mua, i shkarkoj unë ata, dhe gjithë populli shqiptar. Nuk i tregoj të gjitha këtu. Ata lë të vijnë me tanke, por do marrin përgjigjen më fantastike. Ata të bëjnë çdo gjë dhe unë do të bëj çdo gjë në shërbim të bindjeve të mia.
Ata le të vazhdojnë ta provokojnë vendin për ta çuar në greminë. Unë do bëj çdo gjë që vendi të mos shkojë në greminë. Unë do të mbroj Kushtetutën deri në fund”,  tha Meta i ftuar në Open.