BREAKING NEWS

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Sali Berishës

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i
x

Politike

Lefter Alla reagon për tragjedinë në Bulqizë, gazetarja e pyet për videon ku shfaqej duke konsumuar kokainë, kryebashkiaku bën veprimin e papritur

Lefter Alla reagon për tragjedinë në Bulqizë, gazetarja e

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla ka reaguar për tragjedinë që ndodhi sot në familjen e Ylber Tolës, ku kanë mbetur të vdekur bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tij, ndërsa e vetmja e mbijetuar është vajza 16-vjeçare e familjes.

Në një lidhje telefonike me Report TV, Alla tha se nëse gjendja e saj shëndetësore konstatohet e rëndë, do të jetë i vështirë transportimi i saj me helikopter për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.

Kryebashkiaku Alla tha se fëmijët që u gjetën të pajetë në banesë, janë djali 14 vjeç dhe vajza 19-vjeçare. Ndërkohë, Alla shtoi se policia është duke hetuar për shkaqet e ngjarjes, por tha se nga komunikimet me fqinjët, dyshohet të jetë shpërthim i bombolës së gazit ose asfiksi nga rrjedhja e gazit.

"Bëhet fjalë për një ngjarje tragjike familjare, ka humbur jetën e ëma rreth 42-45 vjeç, djali 14 vjeç, dhe vajza rreth 19 vjeç, ndërsa ajo që ka mbijetuar është 16 dhe është në ambulancë, është duke u transportuar në spitalin e Bulqizës. Kushtet e motit janë të pafavorshme për transportimin e saj me helikopter. Është ende e paqartë nëse bombola ka shpërthyer apo kemi të bëjmë me rrjedhje gazi, por po merren organet e policisë. Është 1 orë me makinë, larg Bulqiza.

Nga komshinjtë na rezulton të jetë ose shpërthim ose rrjedhje e gazit dhe asfiksi nga gazi, policia po heton. Ne u njohëm me ngjarjen përpara një ore, nuk e di se kur ka ndodhur. Po shqetësohemi më shumë tani për të mbijetuarën. E mbijetuara për një periudhë shumë të shkurtër do të jetë në spitalin e Bulqizës, kushtet e motit janë të pafavorshme për ngritjen e helikopter", tha Lefter Alla, kryetar i Bashkisë së Bulqizës.

Më pas gazetarja ka dashur ta pyesë përtej ngjarjes së rëndë, lidhur me hetimet e videos që dyshohet se Alla u  filmua duke konsumuar lëndë narkotike në ambientet e një lokali, por ky i  fundi ia ka mbyllur telefonin në ‘fytyrë’ gjatë lidhjes direkte.