Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Leja prindërore 2 vjeçare për Gjin Gjonin, KLD i përgjigjet ashpër ministres së Drejtësisë

Postuar: 20/10/2018 - 19:08

Zëdhënësi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i është përgjigjur interesit të medias në lidhje me deklaratën publike të Ministres së Drejtësisë, e cila kundërshtonte vendimin më të fundit të KLD-së “për miratimin e lejes prindërore për gjyqtarin Gjin Gjoni”.  

Mbi këtë dekaratë ai sqaroi se Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zhvilluar mbledhjen e tij më datë 11.10.2018, në të cilën përveç dy çështjeve të caktuara në rendin e ditës është miratuar dhe përfshirja për shqyrtim në këtë mbledhje edhe kërkesa e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë z.Gjin Gjoni për leje prindërore.

Pas shqyrtimit të kësaj kërkese, sqaron zëdhënësi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë,  KLD ka vendosur të miratojë kërkesën për leje prindërore për një periudhë 2 vjeçare, gjyqtarit Gjin Gjoni, për funksionin si gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

"Në funksion të pyetjes suaj, sqaroj se çdo pretendim apo kundërshtim që mund të ketë jo vetëm Ministrja e Drejtësisë, por dhe çdo anëtar tjetër i KLD-së, është i mirëpritur t’i paraqesë së pari me pjesëmarrje e tij në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke përmbushur kështu funksionin e anëtarit të këtij organi përsa kohë ky organ do të jetë funksional".

Në lidhje me deklaratën e Ministres së Drejtësisë,  KLD shpreh keqardhjen për pasaktësitë në përmbajtjen e saj, pasi së pari duhet sqaruar se anëtarja e KLD-së zj.Etilda Gjonaj, nuk ka marrë pjesë në këtë mbledhje, megjithëse është njoftuar për zhvillimin e saj.

Në kushtet kur Ministrja Gjonaj nuk ka qenë prezent në mbledhjen e zhvilluar, thotë zëdhënësi i KLD-së, deklarata e saj për mungesë transparence nga KLD, nuk është objektive dhe aspak korrekte në citimet e saj.

"Është i pavërtetë gjithashtu dhe deklarimi se Këshillii Lartë i Drejtësisë, nuk ka patur kuorumin e nevojshëm për vendimarrje, pasi kuorumi vendimmarrës i KLD-së mbi këtë çështje pasqyrohet qartësisht dhe në mënyrë transparente në procesverbalin e mbledhjes të publikuar. Gjithashtu sqarojmë se z.Gjin Gjoni, nuk ka marë pjesë në votimin e kësaj pike shtesë të rendit të ditës".

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2018 - 21:42

Përmes një postimi në facebook, ish-oficeri i anti-drogës Dritan Zagani sërish ka folur me mesazhe të koduara.

Postuar: 17/11/2018 - 18:44

“Policia e Shtetit është sot vërtet e rënë shumë poshtë”, shprehet kreu i grupit

Postuar: 17/11/2018 - 17:25

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar ditën e sotme drejt Gjermanisë, edhe pse jo këtë herë për angaz

Postuar: 17/11/2018 - 16:39

Pas akuzave të Partisë Demokratike se ka një vendim të Këshillit të Ministrave për zëvendësimin e

Postuar: 17/11/2018 - 13:55

Dekretimi i Ministrit të Punëve të Brendshme ka qenë tema e diskutimit në panelin e të ftuarëve.&

Postuar: 17/11/2018 - 13:48

Ish-presidenti Bujar Nishani përmes një statusi në ‘Facebook’ ka analizuar protestën

Postuar: 17/11/2018 - 13:31

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka sulmuar edhe sot banorët e “Unazës së Re” që