BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Politike

Lëkunden pozitat e Berishës, anëtari i Kryesisë së PD konfirmon se Basha do të marrë për dy ditë vendimin për paraardhësin

Lëkunden pozitat e Berishës, anëtari i Kryesisë së PD

Kreu demokrat Lulzim Basha brenda së premtes pritet të flasë për çështjen e Berishës. SHBA e ka bërë të qartë se ai nuk duhet të jetë në Parlament, por deri më tani vetë Basha nuk ka folur për këtë çështje, ndërsa pritet dhe një qëndrim zyrtar. Dje ka folur në “ABC News” anëtari i Kryesisë së PD, Gerti Bogdani, i cili ka thënë se deri të premten do të kemi një qëndrim. “Kur të merret vendimi, le të flasim për vendimin. Meqë po prisni të gjithë, prisni deri të premten, bëni durim, është një vendim i vështirë që duhet të shprehet zoti Basha. Nuk është çështje thashethemi, dita e premte vjen për dy ditë, prisni”, u shpreh ai. Pak ditë më parë, lideri i PD-së zgjodhi ekipin e ri për 4 vitet e ardhshme në përballjet me qeverinë, por a beson Bogdani se është i duhuri? “Besoj dhe shpresoj që po. Padiskutim. Ekipi është i mirë dhe shpresoj që të sjellë, forcimin dhe ringritjen e PD-së. Jo thjeshtë për të mirë të demokratëve, por shqiptarëve”, tha ai. Tre janë sfidat kryesore të PD-së, tha Bodgani, reforma kushtetuese, korrigjimi i reformës territoriale dhe zgjedhorja. “Reforma territoriale duhet parë në sensin e qytetarëve dhe jo të votave. Reforma zgjedhore, duhet të ketë një hapje të plotë të listave dhe një sistem më të drejtë. Një listë e hapur e plotë, është shumë më e drejtë. Me axhendën e PD-së, punën dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve do të arrihet”, tha ai. Ftesën e Edi Ramës për bashkëpunim pa vija të kuqe, e cilësoi hipokrizi. “Ftesa ishte hipokrite. Vajtja në parlament nuk do të thotë fare bashkëpunim me qeverinë”, tha ai. Por cila është strategjia e opozitës kundër qeverisë, dialogu apo do të imponohet me protesta? “Kjo është për t’u parë. PD do të kërkojë ndryshimet kushtetuese, reformën territoriale dhe zgjedhore”, deklaroi Bogdani.

Rritet presioni ndaj Bashës

Edhe Suzana Guxholli ka deklaruar se Basha duhet të mbajë një qëndrim për rastin e Berishës. Ish-këshilltarja e Berishës thekson se Lulzim Basha nuk duhet të qëndrojë në heshtje për çështjen e Berishës, i cili është shpallur “Non Grata” nga SHBA, ndërsa ambasadorja amerikane ka kërkuar që të mos futet në Parlament. “Basha duhet të japë qëndrimin e tij, kuptohet që nuk është e lehtë. Për momentin është e pamundur që një lider të fshihet me një goditje, pavarësisht se vjen nga SHBA. Duke qenë se këtu ka një pikëpyetje se ka qenë po ky shtet që kryeministrin e asaj kohe e ka ngritur në qiell. Ky qëndrim vë pikëpyetjen para të gjithëve. Duhen argumente që ta rrëzosh si figurë sepse ka mbështetje. Basha duhet të shprehet dhe të japë qëndrimin e tij dhe jo të heshtë që të gjithë të jenë të qartë”, deklaroi Guxholli. Ndërkohë edhe amerikanët presin vendim. Gazeta një ditë më parë publikoi nj qëndrim të ambasadës së SHBA. Gazeta “Sot” iu drejtua me një e-mail ambasadës amerikane për t’i marrë asaj një reagim mbi qëndrimet e ish-kryeministrit se do futet në Parlament dhe a u qëndron ambasada deklaratave se emrat “non grata” nuk duhet të jenë aty? Ambasada u shpreh se lidhur me këtë çështje qëndrimet e saj mbeten të pandryshuara. “Faleminderit për pyetjen tuaj. Qëndrimi i ambasadës amerikane mbetet i pandryshuar”, u shpreh ambasada në reagimin e saj.

Më të lexuarat