
“Do ndodhë javën e ardhshme..”, Taulant Balla paralajmëron foton që do dalë për Lulzim Bashën dhe do shkaktojë ‘tërmet’ në politikën shqiptare

“Lëreni të prehet i qetë!”, pas vdekjes së Marko Bellos, Arben Malaj del me reagimin e fortë dhe shpërthen ndaj ish-kolegëve socialistë: Boll me hipokrizinë tuaj, nuk i dhatë asnjë mundësi të...

Shkruar nga SOT.COM.AL 4 Dhjetor 2020

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Marko Bello, ka ndërruar jetë sot në moshën 59-vjeçare, në Turqi, aty ku po kurohej për Covid-19. Ai ndodhej i shtruar në spital prej 23 ditësh, por nuk mundi ta mposhtë virusin.
Reagimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist kanë qenë të shumta, kryesisht në radhët e ish-kolegëve të tij. Mirëpo kjo nuk i ka pëlqyër shumë ish-ministrit Arben Malaj, i cili shprehet: “Pasi e shpallët "Armik të Partisë" asnjë mundësi nuk i dhatë që t’i shërbente vendit të tij me dinjitet, integritet dhe profesionalizëm. Kështu jeni sjellë me shumë shqiptarë të mirë, thjeshtë dhe vetëm se i konsideroni armik të partisë”.
Postimi i Malajt
Boll me hiporizine tuaj ndaj kolegut dhe mikut Marko Bello! Lereni te prehet i qete! Eshte shume e vertete qe Marko ishte nje deputet diplomat, minister dhe profesor me vlera dhe kontribute te vecanta, Por pasi e shpallet "Armik te Partise" asnje mundesi nuk i dhate qe ti sherbente vendit te tij me dinjitet, integritet dhe profesionalizem.
Keshtu jeni sjelle me shume shqipetare te mire, thjeshte dhe vetem se i konsideroni armik te partise.
Pas nenit famkeq 24/1 ne 92 qe largoj nga sherbimi publik disa mijra shqiptare te ditur dhe me integritet,
Periudha juaj e "Rilindasve te bebezitur" do te jete periudha me e zeze ne shkaterimin e institucioneve te shtetit dhe ne largimin nga politika dhe administrata publike te kujdo qe ju pengon te vidhni deri ne pangopesi.
Para 30 diteve pushuat nga puna deputetin dhe ish gazetarin luftarak e partriot te qarkut te Vlores Adrian Myslymaj thjeshte per nje sms qe i nisi Taulant Balles.
U angazhuar drejtperdrejte kryerilindasi Rama dhe e kercenoj me pushimim nga puna.
Minstria e financave Denaj brenda 48 oreve dhe jashte cdo procedure ligjore e pushoj nga puna.
Heshti Gramozi mentori dhe promovuesi i tij politik.
Heshti bashkeluftetari e bashkegazetari Brace.
Heshti Pandi dhe te gjithe te tjeret.
Ju nuk e kuptoni se sa shume pushteti absolut ju ka korruptuar, ose ndoshta babezia ka qene motivi i vetem ne jete.
Ju perligjni cdo vjedhje dhe abuzim sepse cdo njeri qe ju denoncon i suleni me gjithe arsenalin shpifes per ta vrare, jo vetem shpirterisht.
Boll me pangopësine tuaj!
Boll me hiporizine tuaj!
Boll me vuajtet e pa fund qe me arrogancen dhe babezine tuaj por i kushtoni shqiptareve te varfer.
Per kategorine arroganteve dhe te babeziturve populli ka nje mallkim nga shpirti : " Kurre mos u ngopshi" !!
Arbeni
Më të lexuarat


Balla bën deklaratën e fortë: Vota për PD, shkon për Ilir Metën. Bie dakord me Bashën vetëm në një gjë!

Deklarata e bujshme e aleatit të Lulzim Bashës: Nëse nuk bie dakord me PD, dalim edhe vetëm në zgjedhje

Taulant Balla parashikon fituesin e zgjedhjeve të 25 prillit, ka edhe një këshillë për PD-në: LSI është drejt shkatërrimit, mandatin e ardhshëm...

Reshjet e shumta dhe përmbytjet në vend, Bushati: Dëmet e këtij viti më të vogla se në 2010-n

Gjermania i vjen në ndihmë Shqipërisë, Manastirliu ndan lajmin e mirë

VOA: Identifikimi biometrik në Shqipëri, KQZ kualifikon kompaninë amerikane

"As të shtrëngon dhe as të lëshon", Lorenc Vangjeli përplaset me Lulzim Bashën: Je mësuar me Ramën, por unë para se...

Murrizi tregon vendimin e tij të prerë, zbulon a do bashkohej me Rudina Hajdarin dhe bën komentin e fortë për Topallin e Patozin: Kanë ngarkesa negative, nuk do ha plumb qorr për...

"E kuptoj ironinë e lodhur të demokratikasve", kryeministri Rama i përgjigjet qytetarit

Zbulohet se çfarë do të ndodhë me Albin Kurtin në 22 janar
