BREAKING NEWS

Infektohet me COVID-19 mjeku kirurg në Berat, në gjendje të rëndë niset me urgjencë drejt Infektivit

Infektohet me COVID-19 mjeku kirurg në Berat, në gjendje të
x

Politike

Lëshon gojën Rama nga Moska: Ka nga ata në Shqipëri që nga inati i vjehrrës janë pa*** me mullixhiun

Lëshon gojën Rama nga Moska: Ka nga ata në Shqipëri që

Kryeministri Edi Rama ka ‘lëshuar’ fjalorin e tij teksa fliste në lidhje me marrëdhëniet e Rusisë me Shqipërinë, ndërsa ka shigjetuar opozitën shqiptare.

Në një intervistë “Real Story”, nga Moskë, Rama theksoi se në Shqipëri ka mjaftueshëm nga ata shqiptarë, duke nënkuptuar opozitën, që sipas tij bëjnë ashtu siç do donte Rusia, pa qenë fare nevoja që ky shtet të ndërhyjë. Po ashtu Rama nuk perjashtoi edhe faktin se ne Shqiperia ka ‘ndikim rus’.

“Në Shqipëri i kemi mjaftueshëm ata që janë shqiptarë dhe që bëjnë si do donte Rusia, pasi nuk nevojë që të thotë ky shtet. Ata s’janë rusofil. S’po them se Rusia ka një axhendë siç bën në vendet e tjera, pasi në Shqipëri kemi nga ata që “Për inat të vjehrrës flenë me mullixhiun”. Nëse e trajtojnë si vjehrrë Shqipërinë për shkak të qeverisë, vetvetiu bëjmë punën e mullixhiut. Kemi njerëz në media, në politikë. I kemi……Nëse do i përkisja këtij konspiracioni rus, ata e bëjnë mirë punën tonë. Se përjashtoj (që ka ndikim rus). Ne i kemi mirë punët e forcave jo miqësore ndaj nesh, më mirë sesa ata vet. Nga inati i vjehrrës janë palluar me mullixhiun.”, tha Rama.

Më të lexuarat