
Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Leskaj takime me të rinj në Sarandë: PD e merr forcën dhe energjitë pozitive nga rinia dhe votuesit për herë të parë

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Mars 2021

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj ka zhvilluar disa takime me Forumin Rinor dhe votues për herë të parë në qytetin e Sarandës. Leskaj u shpreh se Partia Demokratike është duke e marrë energjinë dhe forcën nga rinia dhe ata që votojnë për herë të parë. Ai tha se tetë vitet e keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama e ka pjekur politikisht rininë që të dalin dhe të votojnë ndryshimin. Sipas tij është shumë e rëndësishme që të rinjtë të votojnë sepse kështu mund të shihet potenciali i Shqipërisë. “Pas një shëtitjeje sot në Sarandë me të rinj demokratë, bashkëbisedova në disa takime me anëtarë të FRPD dhe votues për herë të parë për programin e Partisë Demokratike. Partia Demokratike forcën dhe energjitë pozitive i merr nga rinia progresiste dhe sidomos nga ajo rini, e cila voton për herë të parë dhe që është pjekur politikisht në tetë vitet e keqqeverisjes së Ramës. U përcolla të rinjve të mrekullueshëm sarandjotë mesazhin e kryetarit Lulzim Basha, se në 25 prill Rama do të ikë dhe të rinjtë do të qëndrojnë! Theksova se në 25 prill është më e rëndësishme se kurrë më parë që të dalin dhe të votojnë. Vetëm duke votuar mund të shohim potencialin e vërtetë të Shqipërisë”, tha Leskaj. Ish-kreu i KLSH prezantoi programin e Partisë Demokratike, teksa u shkëmbyen dhe mendime e ide për fushatën. Leskaj iu bëri thirrje gjithë qytetarëve sarandjotë pavarësisht bindjeve politike që ata kanë, për të ndihmuar në krijimin dhe zhvillimin e jetës civile dhe ekonomike të Sarandës. “Në takim diskutuam për programin e Partisë Demokratike, zbatimin e tij kur PD të vijë në pushtet dhe shkëmbyem mendime dhe ide për mbarëvajtjen sa më të mirë të fushatës.
Motivimi i strukturave në prag të fushatës elektorale, gatishmëria e kontribuuesve në këto zgjedhje ku ndahet e mira nga e keqja ishin në qendër të bashkëbisedimit tonë. Ndamë së bashku shqetësimet për problematikat e qytetit dhe mënyrën se si mund të gjendet zgjidhja. Nga kjo mbledhje iu bë një ftesë e sinqertë të gjithë intelektualëve e qytetarëve sarandjotë, pavarësisht bindjeve politike, të cilët po krijojnë dhe zhvillojnë jetën sa civile aq edhe ekonomike të qytetit të Sarandës. Me qytetarët sarandjotë në krah në 25 prill fiton Shqipëria”, tha Leskaj.
Më të lexuarat


“U jam mirënjohës të gjithë patronazhistëve”, kryeministri Rama del me mesazhin e prerë për zhurmën e krijuar për të dhënat personale të qytetarëve: Kur hyn në fushën e lojës...

“Janë përpjekur të na poshtërojnë”/ Përplasjet brenda partisë e spostuan nga LSI? Luan Rama del me mesazhin e fortë nga Vlora

“Takimi i fitores”/ Fushata elektorale, zbulohet lëvizja strategjike e kryeministrit Rama, ja ku do të shkojë sot në orën 15:00 (FOTO)

Në kulmin e përplasjeve të forta/ Monika Kryemadhi ‘zbarkon’ në Vlorë, çfarë po ndodh me Luan Ramën. Publikohet fotoja që tregon gjithçka

Ish-zv.kryeministri dhe njëkohësisht deputeti i njohur shqiptar ndalohet nga Policia. Çfarë ndodhi mes tyre (Publikohet VIDEO e debatit)

“Ai e mendon Vlorën si fuçi baruti”/ Gjiknuri nxjerr qëllimet e fshehta të Presidentit Meta dhe lëshon thirrjen e fortë: Mezi presim Ilirin që të dalim dhe ta hedhim në...

Ndodh incidenti i papritur në takimin elektoral të Lulzim Bashës, shihni çfarë i bën truproja i tij kandidates për deputete të PD-së (VIDEO)

“Nuk e di a do më votojë gruaja, flet me SMS me...”/ Agron Duka i befason të gjithë me deklaratën e tij, tregon edhe çfarë pëlqen tek Rama, Meta dhe Kryemadhi

“Janë ekstremistë, është i sëmurë mendor. Duhet punësuar që të na japë votën”/ Nuk do e besoni si i etiketojnë patronazhistët zgjedhësit: Duan legalizimin e pallatit që të votojnë PS-në. Të mbahet nën monitorim pasi…

“Rama do që të fitojë përsëri”, media gjermane i dedikon shkrim zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri dhe zbulon çfarë i druhet kryeministri
