
Publikohet bilanci i COVID, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit

Letra e ambasadës franceze për Ramën, shpërthen Basha: E turpshme! Tirja i qeverisë sulmon...

Shkruar nga SOT.COM.AL 16 Janar 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas qëndrimit të Ambasadës Franceze lidhur me deklaratat e Kryeministrit Rama, që sulmonte Bashkimin Europian për mosdhënie të ndihmës me vaksinën.
Basha shprehet se sulmi ndaj BE-së është i turpshëm, ndërsa e cilëson kryeministrin si Tirja e qeverisë.
“E turpshme që Tirja i qeverisë sulmon BE-në dhe vendet anëtare për dështimet e tij. Nuk është faji i BE-së që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk është faji i BE-së që Tirja i qeverisë u ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër. Nuk është faji i BE-së që Tirja i qeverisë i braktisi shqiptarët në kohën e tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike. Nuk është faji i BE-së që Rama është një dështim në çdo gjë. Sulmet ndaj BE-së dhe vendeve anëtare nuk e mbulojnë dot dështimin e tij. Ne i jemi përjetë mirënjohës BE-së për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në momente të vështira për vendin. 25 prilli do të jetë ditë e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë”, shprehet Basha.
Më të lexuarat


Erion Veliaj nxjerr prapaskenat e forta: Ju tregoj se çfarë po e tmerron Metën dhe Berishën

Nuk ndalet Ilir Meta, i hap 'luftë' sërish Ramës

‘Më e bukur dhe më e fortë!’, Rama publikon pamjet dhe jep lajmin e mirë nga Kruja

“Boll më! Nuk ke për të marrë mandat tjetër”, PD 'kërcënon' kryeministrin Rama

‘Nuk ka shans që PS të dalë e para’, Monika Kryemadhi del me bindje, zbulon sa mandate do marrë opozita me 25 Prill

Ish-kandidati i njohur ‘tradhton’ Monika Kryemadhin: Më mirë shkoj në zgjedhje me socialistët sesa me LSI-në

‘Do sjellë ndryshime’, Ilir Meta bën lëvizjen e fundit, ja çfarë thuhet në njoftimin e Presidencës

Pandemia e koronavirusit/ Manastirliu jep lajmin fantastik: Në 10-ditëshin e parë të marsit do...

“LSI pjesë e frontit, mospërfshirja në listë për të...”/ Drejtuesja politike e PD-së për Tiranën flet për aleatët, komenton edhe dorëheqjen e Bamir Topit dhe tregon nëse do jetë ministre e Ekonomisë nëse vijnë në pushtet

“Qëllimi ynë nuk është të çojmë PS për skrap”, Kryemadhi zbulon strategjinë që do ndjekë LSI në zgjedhjet e 25 prillit: Socialistët ndihen shumë komodë me Monikën e Luan Ramën!
