BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“Lëviz rehat këto ditë mo burrë”/ Del video-skandali i radhës, shihni si kandidati për deputet i LSI-së i jep 100 dollarë qytetarit dhe porositë e tij: Sa bëhen në total? (BISEDA)

“Lëviz rehat këto ditë mo burrë”/ Del

Emisionin ‘Breaking’ ka publikuar edhe një video tjetër të kandidatit për deputet të LSI-së në Tiranë, Etjon Joka ku shfaqet duke bërë pazare për blerjen e votave. Ai i shpjegon dhe se si duhet votuar më 25 prill në ditën e votimit.

Ai duket si i jep 100 dollarë amerikanë personit që po bashkëbisedon. Më poshtë biseda:

Etjon Joka: Hajde të jap edhe ato edhe të iki se jam shumë vonë. Merrni këto çik ta kesh për këto ditë, të lëvizësh se mos ka rob, thyeji vetë se si thyva dot.

Qytetari: Ti rrofsh faleminderit. Por u harxhove sinqerisht.

Etjon Joka: Nuk është harxhim o vllai. Unë të thashë ato as më pasurojnë, as më varfërojnë. Shoqnia do ngelet. Nesër do jem në ditë të hallit, do vi të them. A më ndihmo, nuk ka lidhje... Apo e kam gabim? Kjo është fleta, kaq do jetë.

Qytetari: Kështu është edhe atje ku të shkojmë ë?

Etjon Joka: Kështu është edhe atje, veje tek kjo 6 këtu se ngatërron me këtë këtu, te kjo 6 këtu veje për LSI-në. Këtu veje për LSI-në këtu është 22 im. Një kryq këtu, një kryq këtu. Edhe po e vun vetëm këtu vlen.

Qytetari: Dmth me vën tek 22 dhe tek 3 del e pavlefshme

 Etjon Joka: Po e kryqëzove del e pavlefshme.

Qytetari: Mua më tha Edisoni hajde në 15:30, por unë e mendova më pozitive takimin me kët se në 15:30, se për Zotin e madh.

Etjon Joka: ça flet or burr

Qytetari: Të çova nga shtëpia, e di unë po...

Etjon Joka: Jo më ça shpie, s’isha në shtëpi unë kisha dalë o vlla. Kisha dalë unë ngaqë më the do të marr për lokalin, por po prisja thashë kur të marrë Elisi... Kur më the jam këtu, më bënë sytë xixa se po të më thoshe hajde atje do më prishte punë. Se duhet me shku me bo një takim tashi sipër, pastaj nga ora 13:00 duhet me shku aty te... Drequ, tek TVSH-ja me regjistru kshu një spot për fushatën.

Qytetari: Edhe tre ditë ëë, mbarove?

Etjon Joka: Jemi mirë me ishalla Zotit. Sa janë bër në total aty tek ty? Se si numëruam dje, se ia lash listën Edisonit me gjithë Shpresë.

Qytetari: Ato të dy ti kam dhënë unë.

Etjon Joka: Jo flas te... po pra po aty tek ty, sa mund të bëhen në total

Qytetari: Me të gjithë të miat? Bashkë me të miat dhe të këqijat. Tek 25-30. Listën e këtij ta sjell unë

Etjon Joka: Pse se ke sjell këtë ti? Është i ri komplet ky?

Qytetari: O vlla është i ri komplet ky i vlla., nuk do shkonin me votu fare po të them këta. Këto i mora unë e i them o vëlla vetëm më dëgjoni, mos votoni nuk ju detyron njeri, është shok i imi, e kam mik. Edhe unë kshu kam thënë si ju nuk du me votu, por kur e kam dëgju, nuk e kam nguru i thashë unë e ke parasysh ça them? Prandaj është ideja, për Zotin. Edhe nusja kishte bërë nja 12 veta te call centeri i vetë.

Etjon Joka: Ka njeri këtej mbrapa?

Qytetari: Jo asnjë s’ke. Po pse o burr

Etjon Joka: Lëviz mo rehat kto ditë po them o burrë

Qytetari: Rrofsh o vëlla, faleminderit

Etjon Joka: çfarë faleminderit mor burr, se s’është për faleminderit, s’po të bëj nder.  Të lëvizësh këto ditë, mos lë gjë mangët.

Qytetari: Jo o vlla ti rrofsh se...

Etjon Joka: Dhe sa bëhen në total bashkë me ktë? Sa mendon se mund të bëhen?

Qytetari: Besoj se deri te 100 mund të shkojnë vlla

Etjon Joka: 50 je brenda

Qytetari: Besoj se deri te 100 do shkojnë

Etjon Joka: A ti thu për të sigurt? I ke për të sigurt ti?

Qytetari: Me po, po, shkojnë 200/. Po të flas te siguria 95%

Etjon Joka: Neve do të kemi një marzh të rreme, besoj të vogël, sepse ne po lëvizim me shok e me miq. Ne s’është se po ia kërkojmë një komshiu apo ndonjë të huaji edhe... Gjithsesi për çdo gjë do më thuash.

Më të lexuarat