BREAKING NEWS

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, nga Bujar Nishani tek Besnik Mustafaj

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5
x

Politike

Lëvizja e Ramës alarmon Paskal Milon: Nesër do të ketë...

Lëvizja e Ramës alarmon Paskal Milon: Nesër do të

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo ka komentuar deklaratën e ashpër të Bundestagut mbi ndryshimet kushtetuese. Ai tha se nuk do të jetë e vetmja nga faktori ndërkombëtar.

“Unë do të thoja që është deklaratë e paralajmëruar dhe nuk do të jetë e vetmja. Me siguri që sot nesër do të ketë edhe të tjera që do të vijnë nga partnerët ndërkombëtar sepse mënyra se si po zhvillohen ngjarjet në Shqipëri rrezikon jo thjesht vetëm marrëveshjen e 5 qershorit por rrezikon stabilitetin politik të vendit, gjë që për ndërkombëtarët është çështje shumë serioze.

Prandaj dhe ata po ndërhyjnë. Ky teksti i CDUS-së është një tekst gati ultimativ që kërcënon dhe thotë që nuk do të hapet konferenca e parë ndërqeveritare në rast se do të ketë ndryshime në marrëveshjen e 5 qershorit” tha Milo për emisionin ‘Përballë’.

Më të lexuarat