Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lëvizja për Universitetin paralajmëron protesta: Qeveria nuk ka plotësuar kushtet, të anulohet ligji për arsimin e lartë

Postuar: 08/11/2019 - 08:26

Lëvizja për Universitetin ka paralajmëruar dje sërish, se studentët mund t’i kthehen protestave për të kundërshtuar ligjin e arsimit të lartë. Aktivistët e Lëvizjes për Universitetin, teksa kanë folur në studio televizive janë shprehur se kërkesat e studentëve nuk janë plotësuar dhe studentët janë të pakënaqur nga “Pakti për Universitetin”. Nga një anketë që kanë realizuar aktivistët e Lëvizjes ka rezultuar, siç shprehen ata, se 70% e studentëve pranojnë që problem është ligji i arsimit të lartë, ndërkohë që rezulton se 60% e studentëve pranojnë që pakti nuk ka zgjidhur asnjë lloj çështje kryesore që studentët kanë kërkuar. “Çfarë është frymëzuese është që mbi 90% e studentëve mendojnë për rifillimin e protestave studentore. Këto janë të paktën 3 pikat bazë që janë nxjerrë nga anketa, 1.3% e studentëve mendojnë që pakti ka plotësuar të gjitha pikat dhe një përqindje tjetër shumë e vogël që mendon që janë plotësuar thjesht dy pika nga pakti për universitetin, e cila është karta studentore dhe përgjysmimi i tarifave të cilat po i testojmë dhe po i provojmë gjatë fillimit të vitit të ri akademik që kanë rezultuar që nuk janë të vërteta”, është shprehur aktivistja Albina Ruko. Ndërkohë studentët dhe aktivistët e Lëvizjes, kanë deklaruar se janë duke u angazhuar dhe organizuar nëpër fakultete, duke ngritur tryeza diskutuese, të cilat i shohin si hapi që do i sjellë sërish në rrugë. Sa i përket rikonstruksionit të konvikteve dhe kartës së studentit, ata thonë se nuk janë plotësuar dhe fajtor për të gjitha këto bëjnë ligjin e arsimit të lartë. “Që në krye të herës dihej se pakti për universitetin nuk ishte zgjidhja e problemeve të jetës universitare. Sot ndodhemi pas më shumë se 9 muajsh nga publikimi i paktit dhe asgjë s’ka ndryshuar, konviktet mbeten me të njëjtat kushte, buxheti u premtua që do rritej, por këtë vit u ul me 3 milionë përsëri. Po ashtu si këto edhe pikat e tjera të paktit ose nuk janë realizuar ose nuk kanë qenë efektive. Shembulli i qartë i kësaj është karta e studentit, që nuk e ka përmirësuar jetën studentore aspak, duke mos i siguruar ulje në libra, në mensa dhe gjera të tjera thelbësore, por në shërbime luksi si argjendari apo butikë të shtrenjtë. Për ligjin dhe plot gjëra të tjera, studentët kanë arsye pse të ngrihen përsëri në protesta, por kjo është e gjitha në dorën e tyre”, u shpreh Ronald Qema, aktivist i Lëvizjes.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 23:00

Emërimi sot pasdite i Marsida Xhaferllarit nga Presidenti Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e fut në kaos procesin e krijimit të organit më të lartë ligjor në Shqipëri.

Postuar: 13/11/2019 - 22:52

Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin “Real Story” u shpreh se Arta Marku ka

Postuar: 13/11/2019 - 22:41

Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka ka ironizuar gazetarin Sokol Balla, se dëmi më i madh që Rama u k

Postuar: 13/11/2019 - 22:22

 Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme Marsida Xhaferllarin anëtare të Gjykatës Ku

Postuar: 13/11/2019 - 22:09

Presidenti Ilir Meta nënkuptoi në konferencën për shtyp se nuk do ta thërrasë për tu betuar Arta

Postuar: 13/11/2019 - 21:59

Ish-ambasadori i Kosovës në Austri, Sabri Kiçmari tha se politikanët e Shqipërisë dhe të Kosovës

Postuar: 13/11/2019 - 21:47

Deputeti socialist Taulant Balla pyetur nëse do të ketë zgjedhjet e parakohshme parlamentare siç