BREAKING NEWS

Rama flet për prestigjozen “Le Monde”: Shembja e Teatrit Kombëtar prodhoi një gënjeshtër të madhe

Rama flet për prestigjozen “Le Monde”: Shembja e Teatrit
x

Politike

Lëvizja Vetëvendosje pjesë tek protesta për Teatrin, ministri Lleshaj del me deklaratën e fortë: Ne kemi mjaft konflikte brenda, nuk kemi nevojë për...

Lëvizja Vetëvendosje pjesë tek protesta për Teatrin,

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur lidhur me anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, të cilët morën pjesë në protestën kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Në fjalën e tij, Lleshaj tha se nuk kishte informacion nëse veprimet e tyre në protestë (kundërshtimi i efektivëve të policisë) ishte i koordinuar nga LVV, megjithatë shtoi se Shqipëria nuk kishte nevojë për tensione të shtuara nga jashtë.

PJESË NGA BISEDA:

SANDËR LLESHAJ: Kanë kontrolluar me detaje brenda Ministrisë së Brendshme. Kanë qënë të pajisur për rreziqet e kësaj natyre. Prandaj kanë qënë RENEAT aty. Nuk jam i sigurtë por më duket se kanë pasur dhe qen. Në përgjithësi unë nuk kam parë armë, madje nuk kanë pasur as shkopinjtë e gomës. Po t’i shihni pamjet. Janë ngatërruar edhe pamjet, është Ministria e Brendshme ngjitur. Por kam frikë që mos janë konfunduar pamjet.

Lorenc Vangjeli: Ka pasur pjesëmarrje nga Vetëvendosja?SANDËR LLESHAJ: Ne kemi mjaft konflikte brenda, nuk kemi nevojë për import. Duhet të ç’tensionohet klima. Kurti më duket një personazh i balancuar dhe i thellë në mendim. Veprimet më konfuzojnë. Nëse janë të kordinuara është e dhimbshme, nëse janë individuale atëherë asgjë nuk është kjo. Këtë nuk di ta them.

Lorenc Vangjeli: Në fakt publiku pret që ministri të dijë shumë më tepër.

SANDËR LLESHAJ: Sigurisht që ministri i Brendshëm nuk është aq i paditur sa duket. Por duhet të mbetet ministër i Brendshëm.

Më të lexuarat