BREAKING NEWS

Ministria nxjerr shifrat, tregon sa persona u konfirmuan me koronavirus në 24 orët e fundit

Ministria nxjerr shifrat, tregon sa persona u konfirmuan me koronavirus në
x

Politike

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj ja vetëm do shpronësohen, por do burgosen

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të

Shtatë oficerë të skualifikuar në garën për në Byronë Kombëtare të Hetimit kanë kallëzuar penalisht Komisionin e Vlerësimit që përzgjedh hetuesit e byrosë. Dritan Prençi, Enkelejda Millonai, Vladimir Mara, kryeprokurori i SPAK, Arben Kraja si dhe drejtuesen e BKH, Aida Hajnaj janë kallëzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Padia e kandidatëve për oficerë të BKH është depozituar në Prokurorinë e Tiranës.

Për avokatin Spartak Ngjela këto lëvizje bëhen nga  persona të korruptuar që ishin deri sot brenda sistemit të drejtësisë.

Ngjela thotë se “të akuzuarit e mëdhenj të korrupsionit nuk kanë lënë gurë pa lëvizur”, por shtoi se, “jo vetëm që do të shpronësohen por do të shkojnë dhe burgjeve”.

“Këta i ka kapur ligji se futën duart në paratë e shtetit do të mundin Uashingtonin këta me fantazma juridike në Tiranë? Shkalla e gjykimit të ka gjykuar vetingun është shkalla më e lartë nuk mund ta rrëzojë askush”, tha Ngjela.

Duke komentuar fondin prej 4 milionë euro për SPAK dhe BKH që parashikon projektbuxheti i vitit 2021,

Ngjela tha se një pjesë e mirë e këtij fondi do të shkojë për pagat duke shtua se, “drejtësi pa rroga të larta nuk mund të lejohet. Rrogat qesharake në drejtësi krijuan korrupsionin”.