BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Politike

Lëvizjet e fundit politike/ Albin Kurti kryeministër? Reagon kreu i LVV-së pas takimit me Osmanin: Zgjedhjet e jashtëzakonshme të zhvillohen sa më shpejtë

Lëvizjet e fundit politike/ Albin Kurti kryeministër? Reagon kreu i

Ka përfunduar takimi mes të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani. Pas këtij takimi, i pari i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se nuk është caktuar ndonjë datë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, pasi që sipas tij, kjo varet nga koha kur Gjykata Kushtetuese do t’ia dërgojë vendim e plotë partisë së tij, si palë ankuese.

“Neve na duhet që ta marrim aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe varet nga data kur na vije aktgjykimi i plotë që jemi si palë ankuese dhe pas kësaj do të mund të shpallet data e zgjedhjeve nga ushtruesja e detyrës së presidentes në një hark kohorë qysh e parasheh kushtetuesja. Në atë hark kohor ne jemi të interesuar që të mbajmë sa më shpejt zgjedhje sepse kemi humbur shumë kohë”, deklaroi Kurti.

Ai e theksoi se në këtë takim nuk është diskutuar për ndonjë datë të mundshme të zgjedhjeve, por që sipas tij, si parti janë të pajtimit që sa më shpejt të mbahen këto zgjedhje.

Ai u pyet nëse do të kandidojë ai apo jo për kryeministër, pasi që në vendimin e Gjykatës thuhet që ata që janë të dënuar nuk kanë të drejtë të kandidojnë për deputetë, Kurti tha se nuk do të flasë asgjë pa e parë të plotë vendimin dhe pa e bërë interpretimin e tij ligjor nga njohësit.

“Së pari ne nuk kemi folur për një datë konkrete por kemi shprehur interesimin tonë që në harkun kohor të jetë një datë sa më e afërt një e diel në harkun e caktuar kohor, që varet nga dita kur neve do t’na vije aktgjykimi i plotë i kushtetueses. Sa i përket hollësive të cilat i ka përmendur gjykata kushtetuese ne gjithashtu duhet ta presim aktgjykimin e plotë sepse na duhet ta japim një interpretim të saktë dhe të drejtë dhe ju do ta merrni përgjigjen e plotë kur ta kemi aktgjykimin e plotë të gjykatës. Më në fund ne morëm një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese dhe prandaj nuk kemi kohë që të humbim dhe kemi shprehur qëndrimin për një datë sa më të hershme”, theksoi Kurti.

Kurti po ashtu u pyet nëse do të bëjnë ndonjë koalicion me parti të tjera, ai theksoi se partia e tij është më e madhja në vend dhe si e tillë do të jetë edhe në Kuvend.

“Ne si subjekt politik që jemi të parët dhe më të mëdhenj në vend dhe Kuvend pa dyshim që do të jemi shumica e ardhshme dhe shumica e popullit që na mbështet sot do të jetë edhe në kuvendin e republikës mirëpo formalizmi dhe vendimi qoftë për koalicionin apo kandidatin do të bëhet në organet drejtuese të partisë”, deklaroi Kurti.

Ai po ashtu është pyetur nëse Vjosa Osmani do të jetë pjesë e LVV-së, por Kurti u përgjigj shkurt, duke thënë se sot ka pasur takim me u.d. e presidentes dhe nuk kanë biseduar për asgjë politike në këtë aspekt

Më të lexuarat