Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lezha i kalon zyrtarisht socialistëve, të pranishëm në betimin e Pjerin Ndreut edhe Telat Xhaferi me Sandër Lleshajn

Postuar: 14/08/2019 - 15:33

Një tjetër bastion i Partisë Demokratike i kalon Partisë Socialiste. Pjerin Ndreu ka marrë sot zyrtarisht detyrën si kryetari i ri i bashkisë së Lezhës. Mbledhja konstituuese dhe betimi i tij u bënë në bibliotekën e qytetit. Këtë ceremoni e kanë ndjekur nga afër edhe kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut Telat Xhaferi, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj si dhe deputetë socialist.

Në fjalën e  tij ministri Lleshaj u shpreh se qeveria e ka prijoritet Lezhën dhe Veriun ën këtë mandat katër vjeçar në nivel vendor.

" Infrastruktur nuk është në nivelin e duhur për të pritur flukset e mdhaja të vizitorëve. Sfida juaj dhe e kryetarit mbetet që këtë preferencë të qytetarëve ta shëndërrojnë në kapacitete për ti mirëpritur ata. Dua të ju garantoj që qeveria dhe kryeministri,  Lezhën dhe veriun e ka prioritet për këtë mandate qeverisës në nivel vendor.  E gjithë vëmendja e qeverisë është të zhvillojmë Lezhën ë të gjitha dimensionet." ka thënë Lleshaj.

Ndërsa Pjerin Ndreu në fjalën e tij të parë u shpreh se Bashkia e Lezhës do të jetë shembull i zgjidhjes së problemeve, i ndershmërisë dhe komunikimit ndaj qytetarëve.

"Bashkia e Lezhës do të jetë shembull i zgjidhjes së problemeve, i ndershmërisë, komunikimit. Ne do ta kthejmë bashkinë në një model suksesi, i cili do të jete i prekshëm nga të gjitha zonat në Lezhë. Është një përgjegjësi shumë e madhe. Përveçse është një sfidë, është edhe një peshë e madhe që duhet ta mbajmë. Njerëzit presin shumë nga ne. Ju jap fjalën se do të mëshirojmë mënyrën e të sjellurit që ka komuniteti lezhjan." ka thënë Lleshaj.

Pas betimit kryebashkiaku i ri u nis drejt zyrës së tij, e cila ishte me derë të hapur.  Kujtojmë se ditën e djeshme ish-kryetari i Lezhës, Fran Frrokaj deklaroi se do t'ia lironte paqësisht zyrën Ndreut.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 11:56

Zyra e OSBE në Tiranë së bashku me Këshillin e Evropës dhe NDI, (National Democratic Institute), do të organizojnë një tryezë mbi çështjet e financimit të partive politike dhe të fushatave zgjedhore në Shqipëri.

Postuar: 14/11/2019 - 11:36

Ditën e djeshme u dekretua nga Presidenti Ilir Meta, si anëtare e Gjykatës Kushtetuese Marsida Xh

Postuar: 14/11/2019 - 11:35

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi në qytetin e Sarandës e ka quajtur kërc

Postuar: 14/11/2019 - 11:05

Dekretimi i partneres së Enkelejd Alibeajt, Marsida Xhaferllarit nga Presidenti Meta si anëtare e

Postuar: 14/11/2019 - 10:51

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka denoncuar sot nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale largi

Postuar: 14/11/2019 - 10:46

Emërimet për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë sjellë reagime të shumta nga njerëzit e politik

Postuar: 14/11/2019 - 10:40

Nga Prokuroria e Tiranës, ish-deputeti Klevis Balliu foli për shembjet e banesave të Unazës së Re