Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Lidership i gabuar dhe gafa të rënda”/ Patozi: PD është sot më keq se para 20 vitesh!

Postuar: 12/09/2018 - 16:17

Përmes një postimi në facebook, ish-deputeti demokrat Astrit Patozi ka sulmuar kreun e PD-së Lulzim Basha duke thënë se për shkak të lidershipit të gabuar, gafave të rënda dhe keqmenaxhimit  Partia Demokratike është sot më keq se para 20 vitesh.

Postimi i plotë:

Astrit Patozi

PD ËSHTË SOT MË KEQ SE PARA 20 VJETËSH

Ardhja ime në këtë ceremoni nuk ka lidhje fare me Lulzim Bashën dhe as me partinë personale të tij. Unë kam ardhur sot të respektoj në radhë të parë historinë e Partisë Demokratike dhe po ashtu historinë e Shqipërisë, sepse vepra dhe vdekja e Azem Hajdarit janë të lidhura me historinë moderne të vendit.
Sot është një ditë për të kujtuar dhe për të reflektuar të gjithë si shqiptarë, por mbi të gjitha si demokratë.
Unë mendoj se Partia Demokratike, 20 vite pas vrasjes së Azem Hajdarit është në periudhën e vet më të vështirë.
Ne sot si demokratë dhe të djathtë jemi më keq se përpara 20 vjetësh, jo thjesht në numra, por mbi të gjitha në frymë, në atë që po bën opozita dhe atë që përfaqëson sot Partia Demokratike e Lulzim Bashës.
Sepse në atë kohë kur u vra Azemi, Partia Demokratike ishte në vështirësi e agresuar nga kundërshtari politik, i cili kishte realizuar një gjysmë revolucioni për të ardhur në pushtet.
Kurse sot Partia Demokratike është në këtë gjendje për shkak të lidershipit të gabuar dhe për shkak të gafave të rënda dhe keqmenaxhimit të Lulzim Bashës dhe të atyre që e rrethojnë.

(Prononcim pas interesimit të medias gjatë ceremonisë në përkujtim të 20 vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit)

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 3. Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2018 - 22:46

Politikani i njohur Dashamir Shehi i ftuar në "360 Gradë", tha se trupa e policisë nuk është në gjendje të luftojë krimin, duke shtuar se ministri i Brendshëm duhet të largohet për shkak të vëllait të tij.

Postuar: 20/09/2018 - 22:38

Anëtarët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit i zgjodhi Romana Vlahutin, ish-ambasadorja e B

Postuar: 20/09/2018 - 22:32

Gazetari Ilir Demalia, tha se PD-ja duhet të djegë mandatet si e vetmja formë për të larguar nga

Postuar: 20/09/2018 - 22:27

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje liderëve të Kosovës, Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryemin

Postuar: 20/09/2018 - 22:25

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e Berishës  për presidentin e Kosovës të cilin

Postuar: 20/09/2018 - 22:08

Gazetari Denis Dyrnjaja ka debatuar me deputetin e LSI-së, Përparim Spahiu.

Postuar: 20/09/2018 - 22:04

 Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se nëse do të kishte votat në Kuvend atëhere ajo