BREAKING NEWS

Tirana ‘vatër e nxehtë’ e COVID-19, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa raste të reja me koronavirus u identifikuan në 24 orët e fundit në vendin tonë

Tirana ‘vatër e nxehtë’ e COVID-19, Ministria e
x

Politike

“Lidhje me bandat”/ Balla i përgjigjet flakë për flakë Bashës: Unë e sfidoj, nëse ka prova të shkojë në Prokurori!

“Lidhje me bandat”/ Balla i përgjigjet flakë për

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në emisionin”Top Show” ka folur për akuzat që kreydemokrati, Lulzim Basha i ka adresuar për lidhjet me bandën e Elbasanit dhe atë të Lushnjes.

Balla ka thënë se Basha nëse ka prova duhet të shkojë në Prokurori dhe të bëjë kallëzim në bazë provash. Ai ka shtuar se nëse Basha ka prova dhe nuk bën kallëzim, është duke kryer një vepër penale.

“Basha nëse ka prova është duke bërë një vepër penale. Unë e sfidoj sot, të shkojë nesër në Prokurori të bëjë një kallëzim penal, për mua, për Ditmirin, për këdo. Nëse nuk e kallëzon je duke bërë një krim.

Kam hyrë në politikë me Lulzim Bashën. Dallimi im është se kurrë nuk kam qenë në hetim dhe nuk i jam shmangur drejtësisë me gjoja raporte mjekësore apo rrugë jashtë shtetit. Jam aq i pastër dhe i qetë. Shko more bëj kallëzim në Prokurori”,- u shpreh Balla.

Më të lexuarat