
Sa do të kapërcejnë temperaturat? Njihuni me parashikimin e motit për datën 6 korrik 2022

“Nëse SPAK nuk heton…”/ Kryemadhi plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron arrestime të politikanëve: Ja lista e ministrave që përfundojnë në burg

Çështja e pensionistëve milionerë, Kryemadhi zbardh detaje të reja: Ja ku qëndron problemi! Kikia: Totalisht e pafalshme për drejtësinë, skema më e madhe pas firmave piramidale

Skema e mashtrimit me inceneratorët, Monika Kryemadhi flet me emra dhe nxjerr aferën me firmën e Edi Ramës: Arben Ahmetaj...

“Ishte 82 vjeç, kryeministri sapo kishte mbaruar si student”, Kryehetuesi i komunizmit zbulon pse kërkohej arrestimi i gjyshit të Edi Ramës

Inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi paralajmëron: Kam filmime dhe gjëra të tjera që nuk i kam publikuar ende, institucionet nuk më kthejnë përgjigje edhe pse...

Rritja e rasteve me Covid, mjeku Alimehmeti shpjegon situatën dhe i bën thirrje qeverisë: Kjo vjen si rrjedhojë e...

Skandali me inceneratorët, Kryemadhi: Mua nuk tregonte njeri, se jam gruaja e Ilir Metës

Ligji i investimeve strategjike, Agron Shehaj zbulon kush janë ato që po investojnë në bregdetin shqiptar: Rama duhet të japë llogari para qytetarëve

Shkruar nga SOT.COM.AL 17 Maj 2022

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka dhënë një deklartatë për mediat nga selia blu, ku ka denoncuar “ligjin e investime strategjike” duke e cilësuar si një aksion kriminal që i shërben qeverisë për të grabitur dhe tjetërsuar pronat në bregdet.
Anëtari i “Rithemelimit” tha se ky ligj është anti-kushtetues dhe deri më tani ka prodhuar vetëm ministra me hotele dhe resorte.
“Partia Demokratike po ndjek me vëmendje dhe shqetësim të madh aksionin e koordinuar dhe kriminal të qeverisë për grabitjen dhe tjetërsimin e pronave në bregdet.
Çdo ditë, qytetarët shqiptarë po njihen me fakte tronditëse se si bregdeti po grabitet nga ministrat, zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste dhe biznesmenët ortak të qeverise.
Mekanizmi kryesor që po bën të mundur këtë vjedhje të përmasave gjigande është ligji antikueshtetues i investimeve strategjike. Në fakt, ky ligj do duhej të quhej ndryshe. Do duhej të quhej ligji i ministrave strategjikë.
Sepse deri tani ka prodhuar vetëm ministra me hotele dhe resorte dhe asnjë investime strategjike nga kompanitë e njohura të turizmit ndërkombëtar.
Shtatë vjet pas miratimit të tij nga maxhoranca socialiste, të gjithë duhet të bëjmë një pyetje. Cilët janë investitorët që solli në Shqipëri ligji i investimeve strategjike?
Cilat janë brandet e njohura të turizmit që po investojnë sot në bregdetin shqiptar? Ka vetëm një përgjigje; ministrat dhe klientët e Edi Ramës.
Investitorët strategjikë që solli ky ligj janë bashkëshorti i ministres së Jashtme, kushërinjtë e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, dhe grushti i përhershëm i miqve të Edi Ramës. Janë këta që po përvetësojnë pronat dhe plazhet e bregdetit shqiptar. Janë këta që po marrin favoret që vijnë me statusin e investitorit strategjik, si falje taksash, ndërtim infrastrukture me paratë e qytetarëve, përvetësim i pronës publike, etj.
E madje për llogari të këtyre qeveria po shpronëson pronat e qytetarëve në shkelje flagrante të Kushtetutës. Përballë këtyre fakteve, Partia Demokratike ka thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama në lidhje me shpalljen investitorë strategjikë të familjarëve të ministres Xhaçka.
Kryeministri Rama duhet të japë llogari para qytetarëve se si me vendimin e qeverisë të datës 2 mars 2022 i dha pronën publike në përdorim në Dhërmi familjes Xhaçka. Te japë llogari se si po shkatërrohen Parqet Kombëtare që të ndërtohen resortet e kushërinjve të qeverisë. Te japë llogari se si po falën qindra mijëra hektarë tokë shtetërore për oligarkët. Partia Demokratike është e angazhuar të mbrojë interesin publik nga ministrat dhe zyrtarët strategjikë të qeverisë, dhe do vazhdojë të denoncojë të gjitha aferat korruptive të kësaj qeverie.”, u shpreh deputeti.
Më të lexuarat


Skandali me inceneratorët, Kryemadhi: Mua nuk tregonte njeri, se jam gruaja e Ilir Metës

“Po bën avokaten e Klodian Zotos, s’do flasësh më”, Monika Kryemadhi kapet keq me Klodiana Lalën: Mos bëni zhurmuesin, ik shko në..

“E ndjeni veten bashkëfajtore?”, plas debati për inceneratorin, Klodiana Lala ia thotë në sy Monika Kryemadhi: Po bëni avokaten e djallit

Kryemadhi i përgjigjet reagimit të Integrated Energy: Deklarata juaj është në rregull, por ka një problem të madh! Kërkojmë transparencë

“Investim 6-7 miliardë euro”/ Balluku konfirmon zbulimin e gazit në Shqipëri: SHELL ka goditur një arterie të rëndësishme, ja kur do të jetë faza finale

7 korriku, Edmond Spaho zbardh detaje: Jo nga PD, ja nga kush do të drejtohet protesta

Abuzimi me 128 milionë euro, Kryemadhi dorëzon në SPAK faktet: Paratë e buxhetit të shtetit i kanë kaluar kompanisë off shore

“Shqipëria është në rrezik”, deklarata e fortë e Spartak Brahos: Sali Berisha është një kriminel i ftohtë, të vret e s’të qan

Burime gazi në Shqipëri? Kreshnik Spahiu paralajmëron të ardhmen e “frikshme”

“Jo vetëm demokratët, por dhe socialistët...”/ 7 korriku i Sali Berishës, Xhelal Mziu: Nuk do të shkoj në protestë për...
