BREAKING NEWS

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Sali Berishës

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i
x

Politike

Ligji për betimin e gjyqtarëve, këshilltari i Metës bën deklaratën e fortë: I vendos kushte presidentit!

Ligji për betimin e gjyqtarëve, këshilltari i Metës bën

Këshilltari ligjor i Presidentit, Ilir Meta, Bledar Dervishaj, i ftuar në studion e lajmeve në Ora Neës ka sqaruar gjithë procedurën e ndryshimit të ligjit të betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se Kuvendi është nxituar më miratimin e këtij ligji.

Për të bërë krahasimin, Dervishaj mori shembullin e aktit normativ të ligjit anti KÇK, i cili ende nuk ka vajtur në Kuvend të votohet dhe pastaj ti shkojë Presidentit.

Bledar Dervishaj: Qëndrimi që kuvendi ka mbajtur për miratimin e këtij ligji ka dy anë. Njëra anë është morale,e cila ka ceduar rëndë pasi çështja e betimit ka qenë në fokusin e mazhorancës për t'i kërkuar një opinionin Komisionit të Venecias, ku ata pretendoni se Presidenti nuk kishte thirrur sipas tyre një anëtar, që sipas tyre mendohej se ishte zgjedhur. Një nga ato pyetjet që ata kanë dërguar kishte të bënte me betimin. Ndërkohë që Venecia kishte mbërritur në Tiranë, disa orë përpara votohet një ligj që mazhoranca mendon se e zgjidhu vetë këtë. Kështu që sjellja përkundjet këtij komisioni të nderuar lë shumë për të dëshiruar. Pse e ftove këtë organizëm kaq të rëndësishëm në nivel evropian që jep këshilla gjithë vendeve që kanë nevojë të konsolidojnë demokracinë. Nxitoi aq shumë kuvendi, saqë ky ligj ka ardhur sot edhe në Presidencë. Akti normativ, ajo KÇK ende s'ka vajtur në Kuvend të votohet dhe pastaj të vijë tek ne. Po të bësh një paralelizëm të procedurës së ndjekur duket qartë që ka një nxitim. Unë nuk arrij ta kuptoj se çfarë duan të realizojnë me këtë, por qasja duket. Ai projekt ligj kishte dy nene, një për procedurën e betimit që i vendoste kushte presidentit dhe neni tjetër ishte efekti prapaveprues që kishte. Po ta shikojmë nga përmbajtja ligjin, qoftë ky neni që ka mbetur i miratuar, qoftë pr/ligji i nisur është kokë e këmbë antikushtetues. Është antikushtetues sepse betimi nuk është një akt formal. Betimi është akti i madh besimi, prandaj kushtetuta ia ka besuar Presidentit.