BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Politike

Ligji për pronat rikthen përplasjet mes mazhorancës dhe Metës, Komisioni i Ligjeve diskuton sot dekretin e presidentit

Ligji për pronat rikthen përplasjet mes mazhorancës dhe

Sesioni i ri parlamentar dhe politik ka rikthyer edhe debatin politik. Protagonistë janë bërë sërish presidenti Ilir Meta dhe mazhoranca socialiste, që kanë nisur përplasjet dhe akuzat ndaj njëri-tjetrit. Ndërkohë që mes kreut të shtetit dhe shumicës ka nisur edhe lufta e dekreteve. Gjatë ditëve të fundit zoti Meta ka kthyer disa dekrete të mazhorancës. Kështu që një ndër pikat më të nxehta të punës së Kuvendit për këtë javë do të jetë dekreti i presidentit Ilir Meta që ktheu për rishqyrtim në gusht ndryshimet në ligjin “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar”. Ky projektligj do diskutohet sot në Komisionin e Ligjeve, i cili me shumë gjasa pritet të rrëzohet nga mazhoranca. “Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11.590, datë 10.08.2020 “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr. 111/2020 “Për disa shtesa në ligjin nr. 8743, datë 22.02.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit” të ndryshuar””, thuhet në njoftimin e Kuvendit. Kujtojmë që ndërsa renditi një seri rezervash lidhur me modifikimet që ju bënë këtij ligji, Presidenti theksoi, se ai në mënyrë të pashpjeguar dhe arsyetuar, është shqyrtuar me urgjencë brenda 7 ditëve nga Kuvendi. Nisma që paraqitet si ndërhyrje në legjislacionin në fuqi për forcimin e mekanizmave ligjorë për mbrojtjen e interesit dhe pasurisë publike, në fakt rrezikon të shkaktojë një problematikë në raport me të drejtën e gëzimit dhe posedimit të pronës sipas titujve të fituar të pronësisë. “E vetmja çështje që duket se ka marrë vëmendjen më të madhe të qeverisë dhe Kuvendit është rregullimi i marrëdhënieve juridike që shteti ka lidhur apo do të mund të lidhë me persona të tretë për përdorimin e pasurisë pronë publike, tashmë edhe pa një afat të përcaktuar. Ndërhyrjet e miratuara me ligj bëjnë që askush të mos jetë tashmë në gjendje të përcaktojë të paktën ligjërisht, nëse një pasuri pronë private e ndodhur në afërsi të bregdetit dhe e përfituar me një nga mënyrat e ligjshme të fitimit të pronësisë, sipas ligjit nr. 7501/1911 “Për tokën”, legjislacionit për kthimin dhe kompensimin e pronës, legjislacionit të privatizimit, apo një vendimi gjyqësor, ndodhet ose jo nën regjimin e përcaktuar si pronë publike e patjetërsueshme pjesë e “vijës bregdetare”, si dhe çfarë do të ndodhë me mënyrën e gëzimit të kësaj të drejte pronësie mbi këtë pasuri, me të gjitha të drejtat që burojnë prej saj”, deklaroi Meta.

Më të lexuarat