Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ligjshmëria fiskale/ Ahmetaj i jep përgjigje Braçes: FSHF dikur ishte institucion pa zë!

Postuar: 11/10/2018 - 10:30

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me një interpelancë të kërkuar nga deputeti socialiste Erion Braçe për të diskutuar rreth ligjshmërisë fiskale të Federatës Shqiptare të Futbollit. 

Pas fjalës së deputetit Braçe, fjalën e mori ministri Ahmetaj, i cili tha se kjo interpelancë bën dallimin mes dy qeverive.

Ahmetaj: "Një interpelancë si kjo është një rast shumë i mirë për të bërë dallimin midis dy qeverive për atë që bënë për sportin. Duke ju referuar kërkesës për inteperlancë, dua të them që kërkesa ka qenë e gjerë. Këtu ka detaje që do hedhin dritë mbi situatën e klubeve të futbollit dhe aktivitetin e Federatës së Futbollit. 

Përsa i përket FSHF-së, sot për shkak të mbështetjes së drejtëpërdrejtë buxhetore dhe ligjore të qeverisë Rama 1, ka 3 stadiume të reja. Stadiumet në këtë vend janë ndërtuar vetëm në kohën e Enverit në 1950. Që nga ajo ditë stadiume janë ndërtuar në mandatin 'Rama 1' dhe vazhdojnë 'Rama 2'. A ka hapsirë për të bërë më shumë për sportin? Patjetër që po. Pasi sportet janë krenaria e Shqipërisë. 

Menjëherë pas fitores së Kombëtares në Francë, qeveria i akordoi Kombëtares një pagesë 1 milion euro. FSHF dikur ishte një institucion pa zë. Qeveria jonë e ka vlerësuar maksimalisht sportin. Vëmendja ndaj sportit është rritur ndjeshëm". 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/03/2019 - 13:46

Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ka sqaruar sot nga foltorja e Kuvendin, pse ka vendosur të mos e djegë mandatin.

Postuar: 21/03/2019 - 13:42

Spostohet protesta nga Kuvendi, Mesohet se ata po zhvendosen drejt Policise se TIranes.

Postuar: 21/03/2019 - 13:35

Është shtyrë seanca paraprake te Krimet e Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Postuar: 21/03/2019 - 13:30

Ndërkohë që opozita po proteston para Kuvendit, një tjetër kandidat ka 'tradhtuar' PD duk

Postuar: 21/03/2019 - 13:23

Tension për disa momente në protestën e gjashtë të opozitës joparlamentare kundër qeverisë Rama

Postuar: 21/03/2019 - 13:15

Tre orë nga nisja e protestës së opozitës, ish-deputetët dhe drejtuesit e PD-së dhe të LSI-së jan

Postuar: 21/03/2019 - 13:14

Kryetarja e LSI-së,  Monika Kryemadhi, e më tej edhe ish deputeti Petrit Vasili ka deklaruar