Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...
Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’
Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi
Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...
Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK
Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet
Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë
Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...
Ligjshmëria fiskale/ Ahmetaj i jep përgjigje Braçes: FSHF dikur ishte institucion pa zë!
Shkruar nga SOT.COM.AL 11 Tetor 2018
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me një interpelancë të kërkuar nga deputeti socialiste Erion Braçe për të diskutuar rreth ligjshmërisë fiskale të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Pas fjalës së deputetit Braçe, fjalën e mori ministri Ahmetaj, i cili tha se kjo interpelancë bën dallimin mes dy qeverive.
Ahmetaj: "Një interpelancë si kjo është një rast shumë i mirë për të bërë dallimin midis dy qeverive për atë që bënë për sportin. Duke ju referuar kërkesës për inteperlancë, dua të them që kërkesa ka qenë e gjerë. Këtu ka detaje që do hedhin dritë mbi situatën e klubeve të futbollit dhe aktivitetin e Federatës së Futbollit.
Përsa i përket FSHF-së, sot për shkak të mbështetjes së drejtëpërdrejtë buxhetore dhe ligjore të qeverisë Rama 1, ka 3 stadiume të reja. Stadiumet në këtë vend janë ndërtuar vetëm në kohën e Enverit në 1950. Që nga ajo ditë stadiume janë ndërtuar në mandatin 'Rama 1' dhe vazhdojnë 'Rama 2'. A ka hapsirë për të bërë më shumë për sportin? Patjetër që po. Pasi sportet janë krenaria e Shqipërisë.
Menjëherë pas fitores së Kombëtares në Francë, qeveria i akordoi Kombëtares një pagesë 1 milion euro. FSHF dikur ishte një institucion pa zë. Qeveria jonë e ka vlerësuar maksimalisht sportin. Vëmendja ndaj sportit është rritur ndjeshëm".