BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Linja pro ruse në Tiranë nis luftën kundër ndryshimit të kufijve në Kosovë, Berisha-Meta bëhen bashkë kundër BE dhe SHBA

Linja pro ruse në Tiranë nis luftën kundër ndryshimit

Ideja e Hashim Thaçit për të ndryshuar kufijtë me Serbinë duket se ka elektrizuar tej mase Shqipërinë. Sapo presidenti i Kosovës shfaqi pikëpamjet e tij, reaguan Sali Berisha dhe eksponentë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nëse shihet me kujdes, Berisha, Petrit Vasili dhe njerëz të tjerë të Presidentit Ilir Meta janë më të revoltuarit nga ky plan. Edhe pse SHBA dhe BE dolën pro ndryshimit të kufirit, sërish PD dhe LSI në vendin tonë e kundërshtojnë këtë ide. Por pse Berisha dhe LSI janë rreshtuar kundër? Pas deklaratave të Petrit Vasilit dhe eksponentëve të LSI fshihet presidenti Ilir Meta. Gjëja që e lidh atë më shumë me Berishën është Rusia. Është zyrtare që Partia Demokratike ka lidhje me Moskën. Lobimet e saj në SHBA u kryen nga Moska dhe për këtë gjë kanë nisur hetimet dhe nga prokuroria. Por nga ana tjetër dhe LSI njihet për lidhjet e saj me Moskën. Ishte vetë Ilir Meta ai që priti patriarkun rus dhe pati një darkë me të. Po ashtu ai i dha nënshtetësinë Janullatosit, i cili ka lidhje të forta me Rusinë. Luan Rama ka bërë disa vizita në Rusi dhe madje u shfaq në një foto me Vladimir Putin. Nga ana tjetër, vetë Monika Kryemadhi kur është pyetur mbi lidhjet e PD me rusët, deklaroi se nuk ka asgjë të keqe të bashkëpunosh me ta. Nga ana tjetër avokat Spartak Ngjela dhe shumë eksponentë të tjerë e kanë thënë se Berisha ka kthyer prej vitesh sytë nga Moska. Gazeta ka sjell dëshmi se ai ka pasur lidhje me Millosheviç, një njeri i Moskës. Nëse shihen me kujdes reagimet në Tiranë, duket se linja pro ruse po rreshtohet kundër ndryshimit të kufijve. Por në të njëjtën kohë Berisha e Meta po dalin kundër BE e SHBA.

Dështimi Meta-Berisha

Meta dhe Berisha tentuan disa herë që të fitonin simpatinë e administratës Trump, por nuk ja dolën. Sapo ai fitoi Presidencën, PD e LSI u bënë bashkë dhe nisën fuqishëm lobimet. Lëvizja e parë ishte të vinin në pah kundërshtitë e kryeministrit Edi Rama ndaj tij. Më pas Meta pagoi mijëra dollarë të shkonte në inaugurimin e Trump, ndërsa të njëjtën gjë bëri e Basha. Berisha nga ana tjetër nisi sulmet ndaj Soros dhe e akuzoi se ishte ai pas reformës në drejtësi. Të tilla akuzave ju bashkua dhe Ilir Meta. E gjithë kjo ishte që të rreshtoheshin kundër politikës së Trump me shpresën se do i mbështeste. Tentativat e tyre dështuan. Trump doli në mbështetje të ambasadorit Donald Lu dhe vetë DASH deklaroi se reforma në drejtësi nuk ka kthim pas. Pas dështimi të të gjitha tentativave, PD e LSI kthyen sytë nga Moska. Meta thirri në Tiranë patriarkun rus, ndërsa PD përfitoi fonde prej biznesmenëve rusë. Tani kjo linjë pro ruse po del kundër SHBA dhe BE. Vetë Departamenti Amerikan i Shteti u rreshtua pro ndryshimit të kufijve. Ai u shpreh se nëse ka konsensus mes dy vendeve, atëherë atë e mbështesin. Në të njëjtën linjë ishte dhe Bashkimi Europian. Dje u rreshtua kundër vetëm kancelaria Angela Merkel. Por për mediat amerikane ajo doli kundër vetëm që të mos jetë në të njëjtën linjë me Trump. Vetë Ilir Meta sapo nisi debati u nis me urgjencë drejt Kosovës. Edhe pse përmes fotove në internet u mundua të fshihet qëllimin e vërtetë, dukej se pas kësaj vizite fshihej debati për kufijtë. Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë Meta shoqërohej nga Monika Kryemadhi. Pra duket se kreu i shtetit është rreshtuar krah opozitës dhe tani linja pro ruse ka filluar të shqetësohet nga ideja e rishikimit të kufijve. /Kliti Topalli

Më të lexuarat