BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Lirimi i Endrit Dokles ishte i paralajmëruar? Gjonaj sqaron rastin: U sinjalizuam, kam filluar hetimin!

Lirimi i Endrit Dokles ishte i paralajmëruar? Gjonaj sqaron rastin: U

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar në emisionin “Kjo Javë” se ka pasur një indicie nga burgjet për lirimin e Endrit Dokles. Gjonaj tha se i është drejtuar të gjitha institucioneve të drejtësisë për gjyqtaren që dha vendimin dhe ka kërkuar që të përfshihen në një listë prioritare për vetting gjyqtarë si ajo.

“Për çështjen Dokle ne kemi pasur një sinjalizim dhe më herët nga drejtoria e burgjeve dhe e shërbimit të provës ku ka pasur një indicie të cilën e kemi referuar si shqetësim tek institucionet e drejtësisë. Ka qenë një indicie që mund të lirohej subjekti. Kur është dhënë vendimi nga gjyqtarja kam filluar një hetim administrativ. Nga verifikimi paraprak që kemi kryer ka rezultuar që vendimi i gjyqtares është marrë në kundërshtim me kodin penal dhe vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë. I jam drejtuar të gjitha institucioneve të drejtësisë edhe KLGJ që të marrë menjëherë masën për pezullimin e gjyqtares dhe KLP dhe ONM me qëllim që këtë gjyqtare apo subjekte të tjera t’i përfshijnë në mënyrë prioritare për vetting”, deklaroi ministrja.

E pyetur se si mund të ndalojë ministria marrjen e një vendimi të tillë, Gjonaj tha se kjo gjë nuk mund të parandalohet por se ka disa masa nga ana e saj.

“Nuk është rasti i parë. Nëse ka pasur një reagim të fortë nga ana ime ka qenë pikërisht që këto fenomene të parandalohen. Ka pasur me të njëjtën gjyqtare të njëjtën situatë. E njëjta situatë dhe me gjyqtarë të tjerë që kanë dhënë vendime të paligjshme për të cilët ministria e drejtësisë ka dhënë sinjalizimin por është kërkuar dhe procedim disiplinor. Por është një aspekt që Ministria e Drejtësisë nuk mund ta parandalojë. Unë kam nxjerrë urdhra që detyrojnë Drejtorinë e Burgjeve dhe shërbimit të provës që të informojnë për kërkesat që çojnë në gjykatë për të informuar për ato subjekte që janë të dënuar me mbi 15 vite burg”, u shpreh ajo.

Sa i përket përfshirjes së zyrtarëve të burgjeve në këtë çështje, Gjonaj tha se ka pezulluar zyrtarin përgjegjës dhe ka një kallëzim penal për të.

“Situata e burgjeve nuk është se lindi sot me të njëjtën problematikë. Dhe në rastin e Dokles kishte një cedim, një shkelje nga drejtori i shërbimit të provës në burgun e Fushë-Krujës dhe ndaj u pezullua por ka pasur dhe një kallëzim penal ndaj tij për raportin e paraqitur”, u shpreh ajo.

Lidhur me ndryshimet e kodit penal Gjonaj tha se kodi penal, mendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë janë të qarta.

“Këto janë vendimmarrje në kundërshtim me ligjin, me kodin penal. Sa i përket masave të reja që duhen marrë është pikërisht një paketë me ndryshime ligjore që qeveria ka përgatitur e ka dorëzuar në parlament me qëllim që të përfshihen disa mekanizma për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Për të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë të mund të pezullohen me vendim të inspektorit të lartë të drejtësisë dhe me vendimmarrje të këshillave. Besoj se do miratohen shpejt nga parlamenti këto masa dhe do jenë ndihmë për institucionet e drejtësisë që raste të tilla të parandalohen”, theksoi ministrja Gjonaj.

Më të lexuarat