BREAKING NEWS

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i pajetë në malin e Moravës, dyshimet e para

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i
x
BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x

Politike

Lironin të dënuarit, zvarrisnin proceset dhe abuzonin me detyrën, 18 gjyqtarë dhe prokurorë nën hetim nga ILD, nga Elbasani, në Dibër e Tropojë

Lironin të dënuarit, zvarrisnin proceset dhe abuzonin me detyrën,

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka vënë nën hetim 18 gjyqtarë dhe prokurorë pasi dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën. ILD me anë të një njoftimi për mediat ka bërë një bilanc të punës nga ku bëhet me dije, se ka nisur procese hetimi dhe procedimi disiplinor ndaj 18 magjistratëve, gjyqtarë e prokurorë, mbi problematika që lidhen me lirimet para kohe me kusht, zvarritje të procedurave të hetimit e proceseve gjyqësore, si dhe shkelje të rënda etike. Në njoftim bëhet me dije, se hetimi ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve ka nisur në disa qytete të vendit. “Nga shqyrtimi i praktikave të shqyrtuara pjesërisht nga ana e organeve të mëparshme, si dhe ankesave të ardhura nga qytetarët pranë ILD-së, janë nisur procese hetimi dhe procedimi disiplinor ndaj 18 magjistratëve (gjyqtarë e prokurorë), në Gjykatat e Prokuroritë e Rretheve Elbasan, Vlorë, Dibër, Tropojë etj., mbi problematika që lidhen me institutin e lirimeve para kohe me kusht, zvarritje të procedurave të hetimit e proceseve gjyqësore, si dhe shkelje të rënda etike”, thuhet në njoftim. Në njoftim thuhet se janë mbi 3.900 ankesa, që janë bërë nga qytetarët dhe po administrohen dhe trajtohen nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë. ILD bënë me dije, se ankesat e bëra janë ankesa të cilat janë paraqitur pranë Inspektoratit gjatë muajve të fundit si edhe shumë prej tyre janë të mbartura nga vitet e kaluara. “Megjithatë në respekt të interesit të gazetarëve e të drejtës për informim publik, zyra e ILD bën të ditur se prej datës 1 shkurt 2020, kur nis veprimtaria e institucionit, janë mbi 3.900 ankesa, që po administrohen dhe trajtohen. Bëhet fjalë për ankesat e paraqitura pranë ILD-së në këto 17 muaj, nga qytetarë apo institucione, por edhe një numër i madh praktikash dokumentare të trashëguara nga institucione të mëparshme, që kanë qenë përgjegjëse për procedimin disiplinor të magjistratëve, si dhe atyre, që kanë vepruar gjatë periudhës 2017-2020”, thuhet në njoftim.

Trajtimi i ankesave

 Në njoftimin e ILD thuhet se, ky numër i lartë ankesash vjen nga ankesa të patrajtuara, ankesa të trajtuara pjesërisht apo në faza fillestare të shqyrtimit të tyre, si dhe raste të hetuara pjesërisht apo të papërfunduara nga ana e organeve të mëparshme, si Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, Këshilli i Lartë Gjyqësor, apo Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Sipas ILD, ankesat janë duke u trajtuar sipas një metodologjie të posaçme. “Ankesat apo praktikat dokumentare, trajtohen sipas një radhe përparësie të bazuar në kritere si: data e dorëzimit, faza e trajtimit nga ana e organeve të mëparshme, tipologjia ose urgjenca e trajtimit të ankesës, respektimi i parimit të barazisë dhe objektivitetit, si dhe koha e nevojshme për shqyrtimin dhe vlerësimin e secilës praktikë dokumentare”, thuhet në njoftimin e ILD.

Më të lexuarat