Politike

Lista e plotë, ja dekanët dhe shefat e departamenteve të zgjedhur në fakultetet e Tiranës dhe rretheve, rikonfirmohet Kule

Lista e plotë, ja dekanët dhe shefat e departamenteve të zgjedhur

Lista e plotë e fituesve në Fakultetin e Tiranës dhe Universitet e rretheve është zbardhur ditën e djeshme. Disa prej fakulteteve të Universitetit të Tiranës nuk kanë pësuar ndryshim, pasi në Fakultetin e Ekonomisë është rizgjedhur Dhori Kule dekan dhe në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë është zgjedhur sërish dekan Sabri Laçi, i cili u zgjodh edhe në zgjedhjet e fundit. Edhe pse zgjedhjet u shoqëruan me debate të forta, për shkak të kohës ku do të mbaheshin, në datën 30 korrik morën pjesë rreth 90% e pedagogëve dhe 14.5% e studentëve, vota e të cilëve ka vetëm 10% peshë, andaj kanë qenë pedagogët ata që kanë zgjedhur dekanët e rinj dhe rektorët në të gjithë universitet e vendit. Sa i takon dekanëve në fakultetet e Universitetit të Tiranës, është zgjedhur Prof. Sokol Mëngjesi, në Fakulteti e Drejtësisë. Në FHF Sabri Laçi. Prof. Edmond Rrapti, është zgjedhur në krye të Fakultetit të Shkencave Sociale. Prof. Spiro Drushku, do të jetë dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Tek Gjuhët e Huaja është zgjedhur dekan Prof. Artur Sula. Dhe Prof. Dhori Kule do të jetë sërish dekan i Fakultetit të Ekonomisë.

Postet drejtuese në FHF

Ndërkohë janë bërë publike dhe rezultatet e votimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, kur përveç Sabri Laçit që u zgjodh dekan, janë zbardhur dhe postet e tjera drejtuese në departamentet përkatëse. Përgjegjës i Departamentit të gazetarisë është zgjedhur me 13 vota pro Mark Marku. Përgjegjëse e Departamentit të Historisë është zgjedhur Valentina Duka me 14 vota. Në departamentin e Letërsisë ka pasur më shumë se një kandidat dhe ka fituar me 9 vota Persida Asllani. Përgjegjëse e Departamentit të Arkeologjisë është zgjedhur Iris Pojani me 7 vota pro. Përgjegjës i departamentit të Gjeografisë është zgjedhur me 15 vota pro dhe 3 kundër Romeo Hanxhari. Seazi Rokaj është zgjedhur me 15 vota pro përgjegjës i departamentit të Gjuhës.

Korça

Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë ka bërë publik dje emrat e dekanëve fitues për 3 fakultete. Në Fakultetin e Ekonomisë është zgjedhur dekane Ledina Alolli, në Fakulteti e Mësuesisë dekane është zgjedhur Jonela Spaho dhe në Fakultetin e Bujqësisë, Gjergji Mero. Në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe humane kandidati i vetëm Robert Damo nuk e fitoi garën, pasi nuk plotësoi numrin e votave. Zgjedhjet për dekan në ketë fakultet, sipas rregullit do te zhvillohen serish pas 2 javësh.

Durrësi

 Ndërkohë Universiteti “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit ka zgjedhur dekanët e 5 fakulteteve, përmes zgjedhjeve të zhvilluara në datë 30 Korrik. Griselda Abazaj është zgjedhur dekane e Fakultetit të Edukimit, Shkëlqim Fortuzi në Fakultetin e Biznesit, Andon Kume në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike, Lindita Mukli në Fakultetin e Teknologjisë dhe Informacionit dhe Osman Metalla në Fakultetin e Studimeve Profesionale. Ndërsa Kseanela Sotirofski është zgjedhur rektore e universitetit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e Durrësit.

Vlora

Roland Zisi është rektori i rikonfirmuar për herë të dytë në krye të Rektoratit të Universitetit të Vlorës. Pas përfundimit të procesit votues dhe numërimit të votave sipas Komisionit Institucional Zgjedhor pranë Universitetit të Vlorës, Roland Zisi ka fituar 125 vota ndaj 55 votave të kandidates Yllka Stramarko. Në zgjedhjet për dekanë u rikonfirmuan në detyrë 3 ish-dekanët. Në fakultetin ekonomik është rikonfirmuar Albert Qarri, në fakultetin e Shkencave Teknike Hajdar Kicaj, në fakultetin e Shëndetësisë publike është zgjedhur Aurela Saliaj, ndërsa në fakultetin e Shkencave Humane Armela Panajoti ka fituar ndaj kandidates Meri Gjoleka.

Ja emrat e drejtuesve të rinj në universitete

 

Rektorët fitues në 12 universitetet publike

Universiteti i Tiranës Prof. Artan Hoxha

Universiteti Politeknik i Tiranës Prof. Andrea Maliqari

Universiteti Bujqësor i Tiranës Prof. Fatbardh Sallaku

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” Prof. Skender Topi

Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër Prof. Suzana Golemi

Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër Prof. dr Bektash Mema

Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë Prof. Dhimitër Bello

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë Prof. Roland Zisi

Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës Prof. Kseanela Sotirofski

Universiteti i Arteve Prof. Kastriot Çaushi

Universiteti i Sporteve të Tiranës Agron Kasa

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë Prof. Arben Gjata

 

Dekanët fitues të Universitetit të Tiranës

Prof. Sokol Mëngjesi, Fakulteti i drejtësisë

Prof. Sabri Laçi, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë

Prof. Edmond Rrapti, Fakulteti i Shkencave Sociale

Prof. Spiro Drushku, Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Prof. Artur Sula, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Prof. Dhori Kule, Fakulteti i Ekonomisë

Dekanët fitues në Universitetin e Durrësit

Griselda Abazaj, Fakulteti i Edukimit

Shkëlqim Fortuzi, Fakulteti i Biznesit

Andon Kume, Fakulteti i Shkencave Politik dhe Juridike

Lindita Mukli, Fakulteti i Teknologjisë dhe Informacionit

Osman Metalla, Fakulteti i Studimeve Profesionale

Dekanët fitues në Universitetin e Korçës

Ledina Alolli, Fakulteti i Ekonomisë

Jonela Spaho, Fakulteti i Mësuesisë

Gjergji Mero, Fakulteti i Bujqësisë

Ja drejtuesit e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë

Mark Marku, përgjegjës i Departamentit të Gazetarisë

Valentina Duka, përgjegjëse e Departamentit të Historisë

Persida Asllani, përgjegjëse e Departamentit të Letërsisë

Iris Pojani, përgjegjëse e Departamentit të Arkeologjisë

Romeo Hanxhari, përgjegjës i Departamentit të Gjeografisë

Sezaoi Rokaj, përgjegjës i Departamentit të Gjuhës

Më të lexuarat