BREAKING NEWS

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik. Lajmi i mirë është që…

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon
x

Politike

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin informues me median lidhur me reformën zgjedhore. Ai tha se PS është pro listave të hapura.

 "Kemi vendosur të mbështesim një hapje të listave, që çdo zgjedhës të zgjedhë subjektin dhe të shpresë preferencën e tij për deputetin apo deputeten e përfshirë. Vendimi reflekton bindjen se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe qytetarësh shqiptarë që shkon shumë përtej një shumice apo pakice qeverisëse dhe përtej asaj që do të ishte zgjidhja më e thjeshtë dhe më komode për një parti të madhe dhe por edhe për mua si kryetari i partisë, që në këtë rast duhet t'u jap të gjithëve jo me fjalë por me faktin e hapjes së listave mesazhin se asnjëherë nuk ka qenë për mua prioriteti komoditeti im, por që PS-ja të reflektojë. E di që ka një përpjekje që kjo gjë të tregohet sikur është një shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit, por marrëveshjen e 5 qershorit ne e kemi realizuar me vullnetin më të mirë duke shkelur edhe mbi veten, sepse ambicia jonë ka qenë e shprehur vazhdimisht depolitizimi i administratës zgjedhore"." tha Edi Rama.

Më të lexuarat