BREAKING NEWS

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik: Krenarë, por kujdes se shikoni ç’po ndodhet në... (Foto)

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik:
x

Politike

Llalla në gjurmët e Tahirit, i drejtohet Gjykatës së Lartë për të shpëtuar pasuritë, i dështojnë lobimet për të siguruar simpatinë e SHBA

Llalla në gjurmët e Tahirit, i drejtohet Gjykatës së

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla po lëviz të gjithë gurët për të shpëtuar sekuestrimin e pasurisë. Pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të rikthejë sekuestron për pronat e tij dhe të kalojë dosjen për gjykim, por kjo nuk është pranuar nga Llalla. Përmes përfaqësuesit të tij ligjor ai i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë. Llalla kundërshton sekuestrimin preventiv të pronave. Tashmë do jetë Gjykata e Lartë ajo e cila do të vendosë nëse do ketë apo sekuestrim pasurie për ish-kryeprokurorin. Ky i fundit duket se po ndjek rrugën e ish-ministrit Saimir Tahiri, pasi dhe ky i fundit iu drejtua Gjykatës së Lartë dhe pak ditë më parë u vendos që dosja e tij të kalojë për gjykim. Gjykata e Shkallës së parë ia hoqi sekuestron, por pas reagimit të ashpër që erdhi nga amerikanët, Apeli nuk ishte kaq dorëlëshuar. Ajo që bie në sy është se Adriatik Llalla e ka keq punën me amerikanët. Ai u shpall “non ngrata” nga vetë Sekretari i Shtetit dhe ambasadorja pak javë më parë e bëri të qartë se vendimi i tij është ende në fuqi. Por ajo që bie në sy është se Llalla ka dështuar të fitojë simpatinë e amerikanëve.

Dështojnë lobimet

Gjatë vitit 2019 Llalla nisi tentativat për të lobuar në SHBA me qëllim që të hiqej nga lista e zezë. Llalla punësoi në fillim të 2019 studion ligjore “Sher Tremonte LLP” për të kundërshtuar vendimin e Departamentit të Shtetit, i cili ka ndaluar ish-kreut të akuzës hyrjen në SHBA për shkak të dyshimeve për përfshirje në korrupsion. Sipas të dhënave të deklaruara nga “Sher Tremonte LLP” për periudhën 1 janar – 31 mars 2019, Llalla ka paguar afërsisht 10 mijë USD në tarifa dhe shpenzime për studion ligjore amerikane. Me zyra në “Broad Street” të Manhatanit –zemra e distriktit financiar të Nju Jorkut, “Sher Tremonte LLP” është një studio ligjore e specializuar në përfaqësimin e kompanive në konflikte tregtare komplekse si dhe probleme ligjore që lidhen me të ashtuquajturit “jaka të bardha”. Në datën 4 mars 2019, e përfaqësuar nga juristët Michael Gibaldi dhe Michael Tremonte, studio ligjore amerikane u regjistrua në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA si kompani lobimi për ish-Prokurorin e Përgjithshëm. Por edhe pas 2 vitesh Llalla vijon të ketë telashe me SHBA, duke mos dalë dot nga lista e zezë.

Sekuestrimi i pronave

Hetimet ndaj Llallës u konkretizuan nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në vitin 2018 kjo prokurori vendoi që të sekuestrojë pronat e ish-kryeprokurorit, pasi në atë kohë dyshohej se ato ishin përdorur në një skemë pastrimi parash. Llalla blinte toka me çmim shumë të lirë dhe në harkun e një kohe të shkurtër i shiste me çmim shumë më të lartë. Pas shkrirjes së kësaj prokurorie frenat i mori në dorë SPAK, i cili mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen në gjykatë për akuzën e fshehjes së pasurisë. Gjykata pranoi dosjen, por hoqi sekuestron e pronave. Kjo solli një reagim shumë të ashpër të ambasadores amerikane Yuri Kim. Kjo fundit e bëri të qartë se për SHBA, Llalla vijon të mbetet në listën e të korruptuarve dhe se nuk mund të shkelë në tokën amerikane. Pas kësaj SPAK vendosi të hapë një dosje të re, duke vënë në lojë ligjin anti-mafia. Përmes këtij ligji iu sekuestruan pronat Llallës, por që nuk kishte lidhje me dosjen hetimore që shkoi në gjykatë.

Më të lexuarat