Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Llalla sulm ndaj policisë: Ka sasi të mëdha kultivimi lëndësh narkotike

Postuar: 21/04/2017 - 10:28

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka ngritur shqetësimin për fenomenin e sasive të mëdha të kultivimit të kanabisit në vendin tonë.

Gjatë një konference për shtyp së bashku me ministrin e Drejtësisë Petrit Vasili, Llalla sulmoi policinë duke thënë se ka një nivel të ulët të zbulueshmërisë së kultivuesve të drogës, nga ana e përgjegjësve të kontrollit të territorit.

“Ka sasi të mëdha kultivimi lëndësh narkotikike. Ky është problem tepër shqetësues. Ajo që është shqetësuese është që strukturat ligjzbatuese që kanë detyrë të kontrollojnë territorin, mbetet tepër i ulët zbulimi i kultivuesve”, tha kryeprokurori.

Llalla tha se një problematikë tjetër e rëndësishme është asgjësimi i lëndës narkotike që bëhet nga forcat e policisë. Kjo provë materiale, tha Llalla, në shumë raste bëhet pa praninë e prokurorit në kundërshtim me ligjin. Në këto raste, kryeprokurori paralajmëroi se do të ketë arrestime të oficerëve të policisë që në mënyrë të paligjshme asgjësojnë provat materiale pa praninë e prokurorit përgjegjës.

“Problematikë tjertër është administrimi i provave materiale. Lënda narkotike duhet të asgjësohet në prani të prokurorit. Kur ka dyshime që prova materiale agjësohen në mënyrë të paligjshme, të fillojë hetimet ligjore dhe të vendosë para drejtësisë autorët”, tha Llalla.

Kryeprokurori paralajmëroi gjithashtu edhe vartësit e tij, që do të ketë tolerime ndaj atyre që shkelin ligjin.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2017 - 20:29

Prej disa ditesh kryeministri Edi Rama ndodhet ne Nju Jork, ku ka marre pjesë në Asamblenë Kombëtare të OKB-së. 

Postuar: 22/09/2017 - 20:02

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha në një postim në “Facebook” referuar mbledhjes së djeshme të Kryesisë së PD shprehet se gjithçka shkoi mi

Postuar: 22/09/2017 - 19:50

Kreu i socialistëve  Edi Rama tha se tyreza për reformën zgjedhore nuk mund të jetë e përcaktuar nga PD.

Postuar: 22/09/2017 - 19:45

Kreu u Grupit Parlamentar i LSI-se, Petrit Vasili ka reaguar pas fjalimit te Rames qe mbajti ne Nju Jork.

Postuar: 22/09/2017 - 19:44

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka reaguar lidhur me raportin e Komisionit Europian për financimet në bujqësi në Shqipëri.

Postuar: 22/09/2017 - 19:00

Kryeminisri Edi Rama nga “Neë York-u” ku ndodhet për Asamblenë e OKB-së ka folur në një intervistë për “Zërin e Amerikës” edhe për importin e plehrave, n

Postuar: 22/09/2017 - 18:48

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” u pyet për koalicionin e kaluar me LSI, si dhe për premtimet e bëra në këtë mandat duke qeverisur t