Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lleshaj i përgjigjet Metës: Argumentet janë presidenciale dhe jo ligjore, nuk do të ndërhyjmë në ligjin për vetingun në polici

Postuar: 20/04/2019 - 08:47

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj iu kundërpërgjigj dje presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit i ktheu për rishqyrtim ligjin për vetingun në polici. Nga një studio televizive, Lleshaj i cilësoi argumentet e Metës si politike dhe jo ligjore. “Argumente presidenciale shumë interesantë, por jo ligjorë. Presidenti ka kompetencë ta kthejë ligjin, ndërsa argumentet janë presidenciale. Shqetësimi kryesor është qeveria, ndërkohë që qeveria është autoriteti përgjegjës për ta realizuar vetingun. Një frymë që mbërrin në kufijtë e të paarsyeshmes, ku gjithçka që vjen nga qeveria është problem. Veting do të duhej të kishte çdo organizëm i gjallë, në çdo institucion duhej të kishte veting. Është një proces i përhershëm. Ku ka një strukturë një organizatë ajo duhet të pastrohet. Kjo është në frymën e gjithë procesit që po ndodh me reformën në drejtësi”, tha Sandër Lleshaj.

Duke iu referuar akuzave të Metës se procesi i vetingut në polici rrezikon të bëhet politik sepse po hiqet struktura e jashtme e vetingut, ministri e hodhi poshtë këtë. Ai sqaroi me detaje sesi do të bëhet ky proces. “Nuk është hequr struktura e jashtme e vetingut, ajo merret nga fillimi në fund të procesit. Komisioni i jashtëm bën vetingun e majës së policisë së shtetit, gardës dhe SHCBA-së. Ky komision zgjerohet duke krijuar komisionin qendror që bën vetingun e nivelit të mesëm. Pjesa e jashtme plus pjesën që u shtua i shtohet edhe një kontingjent nga ata që vetohen dhe bën vetingun e gjithë strukturës. Faza 1- Komisioni i jashtëm; faza 2 - Shtohen përfaqësues nga Policia dhe Garda dhe SHCBA që kaluan vetingun nga Komisioni i Jashtëm; faza 3 - Shtohet mbi 200 veta, dhe në çdo proces, Komisioni i Jashtëm është pjesë e strukturës. Janë argumente të gjetura, sepse nuk ka ndryshuar asgjë në thelbin e vetingut”, tha Lleshaj. Ai nënvizoi se vendimin e Metës për të mos dekretuar ligjin nuk e priste aspak. “Nuk e prisja këtë lëvizje të presidentit. Ligji aktual e mbyll vlefshmërinë e tij në mars 2020, ende nuk ka filluar procesi i dosjes së parë, por do të marrë kohën e vet se janë procese ligjore super të ndërlikuara”, u shpreh ministri i Brendshëm. I pyetur nëse do të ndërhyhet në ligj sërish, ashtu siç kërkon Meta, Lleshaj la të nënkuptohet që jo. “Unë me aq sa kam parë nuk shoh ndonjë argument të qenësishëm për tu futur në brendi të ligjit”, deklaroi Sandër Lleshaj.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2019 - 20:00

Bashkia Tropojë është fituar nga Rexh Byberi, i cili mori zyrtarisht detyrën javën e shkuar pas konstituuimit të këshillit dhe betimit të Byberit para tij.

Postuar: 22/08/2019 - 18:07

Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Çesk Millja i është drejtuar me një shkresë zyrtare Kreut të Shtet

Postuar: 22/08/2019 - 17:46

Pas Elia Zaharisë, kryeministri Rama publikoi qëndrimin e regjisorit Qëndrim Rijani, i cili

Postuar: 22/08/2019 - 16:10

Ish-kreu demokrat në Kukës, një nga kritikët e fortë të Lulzim Bashës, Ibsen Elezi, ka reaguar li

Postuar: 22/08/2019 - 15:00

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka filluar të afrojë pranë vetes Greqinë.

Postuar: 22/08/2019 - 14:55

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar lidhur me ngjarjen e para 1 jave në Porto Palermo,

Postuar: 22/08/2019 - 14:36

Kreu i PD, Lulzim Basha mbajti sot një deklaratë për mediat pas takimit me ambasadorin e ri gjerm