Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Lleshi”, zv.ministri i Mbrojtjes: Ja pse Meta nuk ka të drejtë të bëjë refuzime të tilla

Postuar: 12/11/2018 - 20:19

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi  tha se procedurat që po ndjek Presidenti Ilir Meta për dekretimin e Sandër Lleshajt në postin e ministrit të Brendshëm janë të panevojshme për aq kohë sa i ka një çertifikatë sigurie. 

Koçi tha se Presidenti nuk ka të drejtë të bëjë refuzime të tilla për një kandidat që plotëson kriteret.

"Unë mendoj se Presidenti nuk ka të drejtë të bëjë refuzime të tilla përsa kohë kandidati për ministër i respekton kriteret e zgjedhjes së një deputeti. Nëse, po themi Presidenti mund të ketë ndonjë pikëpyetje, lidhur me fakti që Zoti Sandër Lleshaj është gjeneral dhe ka një vendim gjykate që i paguan atij pagën e gjeneralit. Kjo është një çështje që nuk e zgjidh presidenti, por e zgjidh vetë ministri në momentin kur dekretohet apo e zgjidhin dhe struktura të tjera shtetërore, por jo Presidenti i Republikës sepse nuk është Presidenti që formon qeverinë. Presidenti respekton dhe noterizon të gjithë vullnetin politik të kryeministrit dhe mazhorancës për të formuar qeverinë. Ka një rol formal, por duke qenë njëri prej koordinatorëve dhe të institucioneve të tjera që lidhen me sigurinë mund të kishte prerogativë nëse kandidati për ministër mund të kishte të dhëna të cilat e implikonin atë nga pikëpamja e interesit të sigurisë kombëtare. Por në rastin konkret kemi të bëjmë me një gjeneral që ka çertifikatë sigurie. Në rastin e këtij kandidati Presidenti nuk ka asnjë arsye dhe motiv që ti hyjë një procedurë që mund ta aplikonte me persona të tjerë që janë civilë. Pra për të pyetur shërbimet informative, qoftë atë shtetëror apo atë të ushtrisë lidhur me figrën morale të kandidatit për ministër. Përsa kohë kemi të bëjmë me një person që ka çertifikatë sigurie, ky është një proces që nuk ka arsye të zhvillohet. Unë besoj dhe shpresoj që në komunikimin e mëtejshëm mes Kryeministrit dhe Presidentit të jetë një cështje që do të zgjidhet në respekt të kushtetutës. Procedura ka qenë e panevojshme, por meqë ndodhi le të zhvillohet ky komunikimi dhe cështja të zgjidhet në favor të kompetencës që ka kryeministri për të propozuar përbërjen e qeverisë dhe parlamentit për ta aprovuar atë” tha Koçi për Ora News. 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2018 - 00:58

Sot ishte dita e 8 të protestës, ndërsa studentët kanë paralajmëruar se do të vijojnë sërish nesër dhe në ditët e ardhshme, deri në plotësimin e atyre 8 pikave që kanë kërkuar edhe zyrtarisht.

Postuar: 12/12/2018 - 00:49

 Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, është shprehur gjatë një komunikimi me e

Postuar: 12/12/2018 - 00:33

 I ftuar në emisionin Top Show kryeministri Edi Rama po përballet me studentët për të dialog

Postuar: 12/12/2018 - 00:25

Në diskutimin live në studion e emisionit “Top Show”, kryeministri Edi Rama sqaroi di

Postuar: 12/12/2018 - 00:17

Një ndër problematikat më të mëdha që kryeministri Rama ka renditur për universitetet, ka qenë çë

Postuar: 12/12/2018 - 00:14

 Një studente ka marrë fjalën të martën në studion e emisionit “Opinion” në Tv K

Postuar: 11/12/2018 - 23:43

Akuza të shumta kanë vërshuar në rrjetet sociale për disa nga studentët që janë në studion e emis