BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Lobimet e Bashës japin efekt, deputeti gjerman: Vendimi i KE për hapjen e negociatave me Shqipërinë i papjekur

Lobimet e Bashës japin efekt, deputeti gjerman: Vendimi i KE për

Deputeti gjerman, Gunther Krichbaum kundërshtoi rekomandimin e Komisionit Evropian për të hapur pa kushte negociatat për Shqipërinë. Ditën e djeshme, gjatë një prononcimi për mediat gjermane, Krichbaum u shpreh se vendi ynë duhet të plotësojë kushte të tjera për tu ulur në tryezën e negociatave dhe se nuk është koha për ta ndërmarrë një hap të tillë. “Vendimi i Komisionit Evropian për rekomandimin e Shqipërisë është i papjekur. Së pari dhe më kryesorja, korrupsioni dhe nivelet e larta të krimit të organizuar janë një problem. Shqipëria duhet të plotësojë disa kushte shtesë”, deklaroi ai. Madje këto deklarata bien në kundërshtim me qëndrimin e mbajtur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ka theksuar se kushti i vetëm për Shqipërinë për të hapur negociatat është zbatimi i vetingut. Gunther Krichbaum është i njohur në opinioni shqiptar si një prej miqve më të afërt të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Evropë. Po ashtu u përfol se gjatë takimeve të zhvilluara në Berlin disa ditë më parë nga ana e demokratëve, Basha i ka kërkuar gjermanit që të dalë kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë. Si për ironi, deklaratat e tij skeptike për integrimin e vendit tonë vijnë fill pas takimeve të zhvilluara me kreun e PD. Edhe pse Basha deklaroi gjatë vizitës së tij në Berlin se kishte siguruar mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave, mesa duket një gjë e tillë nuk po rezulton e vërtetë sepse deklaratat e deputetit gjerman tregojnë të kundërtën. Nga ana tjetër, Gunther Krichbaum mban një qëndrim krejt tjetër kur diskutohet për integrimin e Serbisë. Edhe pse ky vend nuk ka filluar akoma zbatimin e reformës në drejtësi, deputeti gjerman tha se integrimi i Serbisë duhet të kryhet sa më shpejt. “Serbia është partner i besueshëm i BE. Vendi duhet të pranohet sa më shpejt në BE”, deklaroi ai.

Më të lexuarat