Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lobimet për hapjen e negociatave, Holanda mbështet Shqipërinë në rrugën e integrimit, Ruçi jep detaje mbi takimin

Postuar: 23/05/2019 - 07:53

Pas vendimit të Parlamentit holandez, i cili votoi në 16 prill rikthimin e vizave për Shqipërinë, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i shoqëruar nga Taulant Balla dhe Rudina Hajdari kanë zhvilluar në Holandë takime për të lobuar për Shqipërinë në lidhje me hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Në një deklaratë nga Haga, Ruçi u shpreh se me përfaqësuesit e Parlamentit holandez është diskutuar mbi realizimin e pesë prioriteteve dhe se për një vendim në lidhje me votën ndaj Shqipërisë do të pritet përfundimi i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. “Kuvendi i Shqipërisë në kuadër të objektivit strategjik për hapjen e negociatave ka disa muaj që ka nisur turin e vizitave në vende të shumta e të rëndësishme të BE, në Gjermani, Itali e sot në Holandë. Kemi pasur takime në Francë, vende të Ballkanit anëtare të BE. Do kemi takime ne Çeki. Sot jemi në Holandë, ku paraqitëm në Parlamentin Holandez arritjet e Shqipërisë në kuadër të pesë prioritetet. Nga kontaktet ne fitojmë duke sqaruar mbi skepticizmin apo paqartësitë mbi arritjet tona. Pavarësisht nga jehona mediatike për skepticizmin e Holandës gjetëm mirëkuptim të plotë, deklaruan se po presin përfundimin e zgjedhjeve europiane, rekomandimin e Komisionit Europian dhe në fund do shprehen lidhur me vendimin e Holandës për negociatat”, deklaroi Ruçi. Por sinjalin se Holanda e mbështet Shqipërinë në hapjen e negociatave, e ka dhënë dje presidentja e Senatit të Holandës Ankie Brokers-Knol. Në një deklaratë nga Haga, ajo tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira, duke shtuar se Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Holandës për hapjen e negociatave. “Aktualisht marrëdhëniet dypalëshe janë shumë të mira dhe më një perspektivë akoma më të mirë. Jam e impresionuar nga vullneti dhe arritjet e Shqipërisë në reformat, sidomos reformës në drejtësi dhe vetingut, për të cilën kontribuojnë edhe ekspertët holandezë. Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë vende europiane dhe unë jam e bindur për perspektivën europiane të Shqipërisë. Nisja sa më shpejt e negociatave nuk është vetëm në interesin e Shqipërisë, por edhe të BE-së. Për këtë keni mbështetjen tonë”, tha Brokers-Knol. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 14:00

“Jemi gati për një marrëveshje me kushte. Po përgatisim një platformë për të hyrë në bisedime. Duhet të bëhen ndryshime në kodin zgjedhor.

Postuar: 17/09/2019 - 13:56

45 dosjet e para të vetingut për drejtues të Policisë së Shtetit janë drejt përfundimit për t'

Postuar: 17/09/2019 - 13:33

Ministri i Jashtëm në detyrë  Gent Cakaj në Komisionin e Integrimit është pyetur nga deputet

Postuar: 17/09/2019 - 13:23

Pas takimit me kryetaren në largim të bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, Lulzim Basha nuk i kur

Postuar: 17/09/2019 - 13:21

Në një seancë dëgjimore në Komisionin për Integrimin Evropian, ministri për Evropën dhe Punët e J

Postuar: 17/09/2019 - 13:12

Krahas sporteve popullore si futbolli, basketbolli apo volejbolli, edhe tenisi po bëhet gjithnjë

Postuar: 17/09/2019 - 12:53

Deputetët e Grupit Parlamentar Demokrat , Korab Lita dhe Arben Elezi kanë zhvilluar një takim me