BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

“Logjika që për një plesht të digjet gjithë jorgani nuk ka më kuptim”, Manjani i drejtohet qeverisë dhe jep zgjidhjen për të shpëtuar nga koronavirusi: Ky është funksioni i shtetit!

“Logjika që për një plesht të digjet gjithë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i drejtohet qeverisë duke i kërkuar që të marrë masa sa më të shpejta për identifikimin e personave të prekur nga koronavirusi dhe izolimin e tyre, ndërsa bën thirrje që të gjithë njerëzit e që janë 'si kokrra e mollës' të shkojnë të punojnë.

Sipas Manjanit zgjidhja e vetme që shteti të mos bjerë në një kolaps është që të bëhen sa më shumë teste për të identifikuar të prekurit dhe gjitha pjesa tjetër e popullsisë të mos mbyllet nga ushtria në shtëpi, por të punojë në mënyrë që të paguajnë taksa dhe me këto para të mbrojmë të moshuarit dhe personat e prekur nga COVID-19.

Postimi i plotë:

Logjika që për një plesht të digjet gjithë jorgani nuk ka më kuptim. Ose me saktë nuk mban gjatë.

Shteti duhet të gjejë mënyrën që të izolojë të infektuarit dhe të lejojë të tjerët të shkojnë në punë.

Në fakt termi Quarantinë është shpikur për ata që e janë të infektuar, jo për ata që potencialisht rrezikohen të infektohen. Këta të fundit udhëzohen të ruhen, por jo të izolohen njësoj si të semurët!!!

Sido që të shihen shifrat e infeksionit, në çdo rast ata që i shpëtojnë virusit janë shumica dërrmuese e popullsisë. Gjithandej kështu është.

Ata që e kalojnë këtë virus me një paracetomol në shtëpi pa e ndjerë fare janë edhe më shumë se shumica.

Fatalitetet janë pak më të mëdha sesa vdekjet nga virozat e stinës, por jo arsye e fortë për të ekstremizuar e terrorizuar njerzimin.

Ndërkohë, kjo shumicë njerëzish duhet të punojë që të jetojë e të sigurojë veten dhe të ardhmen. Duhet të punojë, pa dyshim duke larë duart me shpesh dhe duke mos i dhënë dorën njëri-tjetrit.

Njerëzit duhet të punojnë edhe për të ndihmuar ata që janë të pamundur. Fjala vjen që të sigurohet që pensionistët të rrinë në shtëpi e të marrin pensionin, do të duhet të paguajmë ne të tjerët sigurimet. Por që ta bëjmë këtë duhet të punojmë. Pa tjetër duke larë duart më shpesh.

Prandaj shteti duhet të ndihmojë nxjerrjen e njerëzve në punë dhe jo të lëshojë ushtrinë për të mbyllur njerëzit shëndosh si kokrra e mollës në shtëpi!!!

Po ata që shërohen, pse nuk lejohet të dalin?! A u shëruan?!

Një blind ushtrie nuk vlen sa një tampon që duhet për të testuar.

Testimi i menjëhershëm e njerëzve është zgjidhja e të gjitha problemeve!!!

Izolimi total i jetës deri në pritje të largimit të pandemisë, nuk është zgjidhje. Njerzit duan të jetojnë dhe ju duhet të lëvizin të punojnë jo të invalidohen e të jetojnë me lëmoshë!!!

Le që ska asnjë sistem lëmoshe që funksionojë kur gjith populli invalidohet!!!

Duhet ndarë kush është sëmurë të trajtohet si i sëmurë në spitale dhe qendra sanitimi.

Të tjerët të lejohen të shkojnë në punë.

Ky është funksioni i shtetit!

Më të lexuarat