
Vjen kthesa e madhe/ Stuhitë dhe vetëtimat pushtojnë vendin tonë. Njihuni me parashikimin e motit për datën 9 Gusht

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Një i vrarë dhe një i plagosur, policia zbardh detaje të reja

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Maliq/ Identifikohet edhe autori, të dy blegtorë, ja si nisi sherri

Emri/ Humbi jetën mbrëmjen e sotme gjatë një sherri me thikë, kush është viktima

Vritet një person në Maliq, dyshimet e para

Protestuesit telefonojnë live Ramën për shkarkimin e ministrave, kryeministri nuk përgjigjet

“Lum denoncimesh për sjelljen e efektivëve”, Gledis Nano bën për ‘ujë të ftohtë’ drejtuesit e policisë: Reflektoni urgjent, po toleroni horrat, por jo qytetarët

Tragjedia në Himarë, nis protesta para ministrisë së Brendshme

“Lojë teatrale”/ Zgjedhja e Presidentit të ri, Mentor Kikia nxjerr prapaskenat dhe zbulon ‘goditjen’ e fortë që po përgatit Rama kundër Berishës

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Maj 2022

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar procesin për zgjedhjen e Presidentit të ri. Kikia shprehet se opozita nuk ka seriozitet në këtë proces, pasi sipas tij nëse do ishte kështu do të shkonte vetëm me një kandidaturë të vetme, e cila fillimisht duhet të negociohej brenda kësaj force politike.
Mentor Kikia: Institucioni i presidencës ka qenë një institucion që është synuar nga ai që ka pasur mazhorancën dhe të dyja palët qoftë socialistët, qoftë demokratët kur kanë qenë në pushtet janë sjellë në të njëjtën mënyrë. Aty ku ka qenë e pamundur caktimi i një njeriu tërësisht të kontrolluar, palët janë drejtuar një lloj procesi që quhet negociatë, por në të vërtetë ka qenë pazar. Ajo që është gati gati komike, u parapri nga një vetëprezantim apo kandidim, i një numri personash pa asnjë lloj background politik. Ka dy javë që zhvillohen negociata pa pasur një emër. Negociojmë për çfarë?
Grupi parlamentar që vazhdon negociatat me PS hidhet në një lëvizje të paprecedentë. Thotë se morën të drejtën për të propozuar një listë. Procedura kushtetuese është shumë e qartë. Kandidatin për president e propozon një numër jo më pak se 20 deputetë. Këtë të drejt nuk mund ta fitosh me negociata.
Është një listë prej 10 personash, hidhen në treg për konsum publik. Është e njëjta situatë me ata që u vet propozuan. Shumë prej mund ta meritonin të ishin në krye të shtetit, por mënyra se si po veprohet nuk ka asnjë lloj serioziteti. Unë do fyhesha nëse do të isha në këtë listë. Nëse opozita do të kishte pasur minimumin e seriozitetit, do të duhet që e gjitha bashkë të ulte flamurin e luftës dhe të ngrinte flamurin e bardhë dhe të shkonte me një kandiaturë, të negociuar brenda vetes fillimisht.”, tha Kikia.
Ai tha se loja që po luan PS i shërben luftës për të shkatërruar lëvizjen e Berishës.
Mentor Kikia: Ne jemi në një lojë teatrale. Nuk ka asnjë të papritur. Skeçi është shkruar e tani po interpretohet. Socialistët e kanë presidentin, e kanë vendosur, nuk na i kanë treguar por tani po luan lojën. Ky proces po shfrytëzohet për të dëmtuar maksimalisht kampin opozitar. Socialistët po luajnë një lojë shumë të bukur politike duke promovuar grupin e Alibeajt, duke konsideruar atë si opozitë zyrtare, duke negociuar me ta. Duke njohur ata si PD, edhe pse janë të qartë se nuk është PD. Kjo i shërben luftës për të shkatërruar lëvizjen e Berishës. Berisha është i kërcënuar nga ky promovim që po i bëhet grupit të Alibeajt.
Më të lexuarat


“Mazhoranca e ka bërë ‘baltë’, e ka kaluar cakun”, deputeti i PD reagon ashpër ndaj Qeverisë dhe i bën thirrje Prokurorisë: Kjo që po ndodh në Shqipëri është kriminale

Përshkallëzohet situata e zjarrit në Selenicë, ministri i Mbrojtjes u bën thirrjen urgjente banorëve

“Na duhet shumë punë duke nisur nga sot”, Meta paralajmëron: Po afron një vjeshtë ripërtëritëse për Shqipërinë

“E papranueshme”/ Deputeti anglez bën deklaratën e papritur për shqiptarët, reagon i revoltuar Kreshnik Spahiu: Me asnjë komb nuk sillen kaq poshtërsisht!

“E keqja gjithmonë është tunduese”/ Romeo Kara del me paralajmërimin e fortë për Sali Berishën: Shumë shpejtë atë dhe...

“Qeveria po grabit çdo ditë qytetarët”, Partia e Lirisë ngre alarmin dhe ka 6 propozime për Ramën: Ky është rrënim ekonomik!

Çmimet e ushqimeve në rritje dhe nafta në stratosferë, deputetët s’futin dorën në xhep, mbi 140 mln lekë në muajin maj për dieta, karburante, ofertat telefonike dhe hotele

“Nuk do mbetet i izoluar rasti non-grata i...”/ Eksperti Ervin Karamuço del me paralajmërimin ‘bombë’, Klodiana Lala bën deklaratën e papritur

Albin Kurti ngre alarmin, zbulon planin e Vladimir Putin: Jemi në prag lufte! Pas Serbisë fshihet...

Fatos Klosi demaskon Sali Berishën: Ja si i zhduku dosjet nga arkiva e SHISH, ka qenë spiun i dyfishtë i Sigurimit dhe UDB
