BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

"Lojëra të ndyra populizmash"/ Rritja e rrogave për deputetët, reagon ashpër ish- ministri: E shëmtuar dhe e neveritshme

"Lojëra të ndyra populizmash"/ Rritja e rrogave për

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e cilëson të shëmtuar dhe të neveritshëm aktin e deputetëve sot në Kuvend për miratimin e dyfishimit të pagave të tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thekson dhe numrin e lartë të punonjësve publikë, që sipas tij, nëse analizojmë volumin e punës në administrimin publik, nuk justifikojnë rrogën më shumë sesa 1/3 e tyre.

Më tej, ai ngre dhe problemin e numrit të madh të deputetëve që sipas tij, vetëm 71 deputetë mjaftojnë dhe ata le të paguhen mirë.

POSTIMI I PLOTË

Natyrisht teatri i shëmtuar parlamentar me vendimin e rritjes së rrogave të veta është i shëmtuar. I neveritshëm fare madje!

Por, rritja e rrogës së nënpunësit publik nuk është një gjë e keqe. Personalisht jam që nënpunësi publik të paguhet mirë dhe shumë mirë.

Ajo që rrefuzoj të pranoj është numri jashtëzakonisht i lartë i punonjësve publikë. Numër ky që qeveritë, kjo monistja e ekstremizoi, e mbajnë të lartë për qëllime punësimi politik dhe elektoral.

Nëse analizojmë volumin e punës në administrimin publik, duke mbajtur në konsideratë koncensionimin dhe digjitalizimin e shërbimeve, si dhe po të përjashtojmë personelin mjekësor dhe arsimin, nuk justifikojnë rrogën më shumë sesa 1/3 e të punësuarve publikë.

Duke filluar me parlamentin, 140 deputetë të të cilit janë shumë, nëse marrim në konsideratë edhe largimin masiv të shqiptarëve nga vendi dhe nga pjesmarrja në zgjedhje. Mbi 50% e shqiptarëve me të drejtë vote nuk marrin më pjesë në zgjedhje, për shkak se kanë braktisur vendin. Atëherë përse 140 deputetë, kur 50% janë larguar nga vendimmarrja?! 71 deputetë mjaftojnë dhe ata le të paguhen mirë.

Dmth, jam plotësisht dakord, jo thjesht me rritjen po me strukturimin total të pagave të punonjësve publikë. Por ama jo me gati 200 000 të punësuar për shkaqe politike, nga ku të paktën 100 000 janë parazitë.

Mendojeni shtetin si ndërmarrje private. A do punësonit dot më shumë se gjysmën e njerëzve për të marrë rrogë?! Falimenti do ishte i sigurtë.

Duhet reduktuar numri i puonjësve publike. Në radhë të parë personeli administrativ që rri kot. Ata që ngelin duhen paguar mirë dhe s’duhet të kemi asnjë kompleks për këtë.

Ky reduktim do çlironte mundësi financiare për trajtim më të mirë të punonjësve të shërbimit publik veçanërisht në shëndetësi e arsim.

Kjo duhet të ishte një reformë reale pagash dhe jo lojëra të ndyra populizmash.

Më të lexuarat