Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

LSI dhe PDIU kryqëzojnë Nikollën, thirrje të ndryshojë kriteret për pranimet në universitet, maturantët sërish në protestë

Postuar: 09/09/2016 - 09:01

Maturantët dolën dje sërish në protestë për të kërkuar pranimin e tyre në universitet. Dhjetra maturantët u vendosën në hyrje të Parlamentit, në një kohë që në sallë po debatohej për kaosin e krijuar me maturantët. Sërish maturantët kërkuan ndryshimin e formulës së pranimit në universitete, duke kërkuar formulën e vjetër të pranimit në universitet sipas formulës Meritë-Preferencë. Ndërkohë, para parlamentit ishin të vendosur dhe një numër të lartë efektivësh të policisë për të kontrolluar hyrjen, nga ku hynin e dilnin deputetët. Me parullat “Rikthim i sistemitmeritë-preferencë”; “Dhunën studentëve, paratë klientëve”; “Lindita ka dështuar, reforma është rrëzuar” apo “Mos e shisni Universitetin”, maturantët të shoqëruar edhe nga prindër kanë kërkuar rikthimin e formulës së vjetër të përllogaritjes së pikëve për në universitet. Protesta vijoi për disa orë, ndërsa në parlament debati u dominua për pranimin e maturantëve te universitet. Ndërkaq, formula e re e pranimit të maturantëve në universitet ka shkaktuar tension edhe brenda mazhorancaës. Përfaqësues të LSI dhe të PDIU kritikuan dje ministrin e Arsimit, Lindita Nikolla për konfuzionin që ka shkarkuar ligji i ri, ndërsa i kërkuan që të informojë maturantët për çdo paqartësi që kanë dhe t’i sigurojë ata për vijimin e procesit.

Reagimi i LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërmjet dy përfaqësuesve të saj ka kritikuar ashpër ministren e Arsimit. Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj tha se Ministria e Arsimit duhet t’i kishte informuar maturantët që në fillim për procedurat dhe kriteret që do të ndiqeshin për pranimet në universitete. Në një deklaratë për mediat, deputetja u shpreh se do të kërkohet ndryshimi i kritereve për pranimet në universitete. “Arsimi i fëmijëve është prioritet i të gjitha familjeve shqiptare. Në këtë fazë që është procesi nuk duhet të flasim duke krijuar konfuzion, dhe as ta trajtojmë çështjen politikisht. Janë evidentuar disa problematika për të cilat ne do të kërkojmë reflektim nga Ministra e Arsimit. Do kërkohet ndryshmi i kritereve të pranimit. Këto kritere duhet të ishin njoftuar që në fillim të vitit të tyre të parë, dhe jo në vitin e fundit të shkollës së mesme. Një qëndrim tjetër i yni ka të bëjë me moskoridinimin me universitetet shqiptare. Ky proces ka krijuar këtë situata ku ndodhen sot maturantët. Do të kërkojmë përmirësim të sistemit”, tha Mehmetaj. Në vijim, ajo u shpreh se aktet ligjore, që plotësojnë ligjin nuk u hartuan në kohë.  “Një tjetër problem ka të bëjë me hartimin e akteve ligjore, aktet nuk u miratuan në kohën e duhur dhe kjo solli pasojat që po vuajmë sot”, ka deklaruar Mehmetaj. Shumë kritike u shpreh edhe kryebashkiakja e  Përrenjasit, Miranda Rira, që e cilësoi Nikollën ministren më të paaftë.  “Më lejo ta them hapur Lindita Nikolla se je ministrja më e paaftë që njoh. Habitesha edhe më shumë nga paaftësia jote kur vije në Komisionin e Arsimit gjatë kohës që isha deputete, nga argumentet e dobëta që jepje, vetëm mëk- mëket e tua dëgjoheshin”, reagoi Rira.

Reagimi i PDIU

Kryetarja e grupit parlamentar të PDIU, Mesila Doda kritikoi qeverinë, ndërsa reagimet e institucioneve i konsideroi arrogante, cinike dhe të liga. “Maturantët dhe prindërit e tyre kanë gjithë të drejtën, më falni detyrimin, të thyejnë gjithë portat e shtetit shqiptar dhe jo të durojnë përgjigjet cinike të arrogantëve të ngrefosur. Nuk di çdo bëja po të isha prind i një fëmijë që ka derdhur djersë dhe sot gjendet i pashpresë, por di që vetëm ata mund ta zgjidhin këtë lëmsh injorance e ligësie bashkë. Rrini para ministrisë, para Parlamentit, para Kryeministrisë derisa të merrni studimet që meritoni dhe mos u dorëzoni”, reagoi Doda.

Erneta Shevroja

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 22:05

Presidenti Meta nuk i ka kursyer akuzat e ndaj kreut të KED-së Ardian Dvoranit sërish.

Postuar: 18/11/2019 - 21:58

Grida Duma ka deklaruar se investimi kinez i rrjetit 5G në Shqipëri do të jetë një rrezik edhe pë

Postuar: 18/11/2019 - 21:56

Neritan Ceka në emisionin “360 Gradë” e ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me Haxhi

Postuar: 18/11/2019 - 21:44

Kreu i shtetit, Ilir Meta hodhi përsëri akuza të forta ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani, për

Postuar: 18/11/2019 - 21:41

 “Lu më ka kërkuar falje dhe thoshte se i deziformonte PS-ja”, kështu ka deklaru

Postuar: 18/11/2019 - 21:36

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, pohoi se presidenti Ilir Meta duhet ta kishte shpërndarë parl