Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Politike

LSI e vetmja parti në mbështetje të Presidentit: Duhet të respektojmë dekretin për 13 tetorin, palët të reflektojnë

LSI e vetmja parti në mbështetje të Presidentit: Duhet të

Ish-deputeti i LSI-së Edmond Panariti ka dalë në mbrojtje të presidentit Meta duke thënë se zgjedhjet janë e vetmja rrugë. Panariti iu ka bërë thirrje politikanëve që t’i lënë pushimet dhe të ulen të dialogojnë, pasi kjo do të jetë e vetmja rrugë për t’i dhënë fund krizës politike në vend sipas Panaritit. “Ka ndodhur një diçka e rëndë, nuk pritet të ndodhë por duhet të zhbëjmë atë që ka ndodhur. Ndodhemi në një autokraci. Po instalohet dhe në institucione. Kemi të instaluar një pushtet që nuk është përfaqësues i vullnetit popullor. Sistemi duhet futur në binarët e Kushtetutës. Ne duhet të shkojmë tek zgjedhja. Ne duhet të respektojmë dekretin e Presidentit. Janë dekrete që janë detyrim për t’u zbatuar. Palët i kanë si vektor për daljen nga situata. Kjo situatë do mbajë peng zhvillimin e vendit”, ka deklaruar Panariti. Përsaa i përket marrëdhënieve mes partive opozitare dhe një marrëveshjeje të mundshme mes dy forcave kryesore, Panariti tha se LSI është pjesë e opozitës dhe opozita është solide, e bashkuar. “Nuk mendoj që mund të bëjë veprime të dëmshme në demokraci dhe që mund të kishte diskordanca. Opozita është solide dhe homogjene në mënyrën si mendon se ky sistem duhet çrrënjosur. Data 13 tetor një opsion që ofron Presidenti për t’i futur palët në zgjedhje. Unë besoj që dialogu duhet të jetë transparent jo me dyer të mbyllura. Duhet rivendosur besimi”, theksoi Panariti. Sa i përket dorëzimit të bashkive nga kryetarët që përfaqësojnë opozitën ai tha se nuk do ishte normal konfrontimi.

“Do ishte butafori nëse do shkohej në konfrontim për dorëzimin e bashkive. Vendi ka nevojë urgjente, ulëritëse për zgjedhje sa më parë. Lini pushimet e uluni në tryezën e dialogut, nuk ka zgjidhje tjetër”, apeloi Panariti. LSI është partia më e shqetësuar nga situata e krijuar aktualisht. PD po i dorëzon bashkitë dhe LSI nuk ka më asnjë pushtet. Por teksa PD ka një elektorat bazë, LSI e ka elektoratin e saj që bredh pas përfitimeve dhe me humbjen e bashkive, ai mund të largohet.