Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

LSI kritikon ashpër Lindita Nikollën, Mehmetaj: Nuk mund të bëhen ndryshime në vitin e fundit, zgjidhni problemin e maturantëve!

LSI kritikon ashpër Lindita Nikollën, Mehmetaj: Nuk mund të bëhen ndryshime në vitin e fundit, zgjidhni problemin e maturantëve!

Postuar: 08/09/2016 - 15:45

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, ka reaguar mbi situatën e krijuar ndja maturantëve, të cilët nuk kanë fituar në universitete edhe pse janë me mesatare shumë të larta.
 
Deputetja Mehmetaj ka kritikuar ashpër Ministrinë e Arsimit, që sipas saj, duhet të kishte njoftuar mirë maturantët. Ndërsa, ka shtuar se ndryshimet nuk mund të bëhen vitin e fundit, duke e cilësuar këtë një veprim aspak normal.
 
Mehmetaj është ndalur edhe te hartimi i aktev ligjore, duke thënë se ato nuk u miratuan në kohën e duhur dhe kjo solli pasojat që po vuajnë gjimnazistët sot.
 
Më tej, ajo u ka bërë thirrje maturantëve të përpiqen ta kalojnë situatën me qetësi, si dhe MAS të zgjidhë problemin e tyre, që në tetor të gjithë të jenë të ulur në bankat e universiteteve.
 
“Kërkohet durim që qëllimi final i kësaj historie të arrihet dhe ëndrra e tyre të realizohet. Komunikimi gjakftohtë dhe dialogu i hapur duhet të mbizotërojë me maturantët. Shqetësimi i maturantëve është i justifikuar. Kriteret duhet të ishin njfotuar që në fillim, nuk është normale që ndryshimet të bëhen në vitin e fundit. Një qëndrim tjetër yni është edhe moskoordinimi i MAS me universitetet shqiptare, ky konfuzion ka sjellë këtë situatë me gjimnazistët. Një tjetër problem ka të bëjë me hartimin e akteve ligjore, aktet nuk u miratuan në kohën e duhur dhe kjjo  solli pasojat që po vuajmë sot. I bëjmë thirrje MAS të vazhdojë me konstruktivitet punën e saj dhe të jetë pranë gjimnazistëve dhe nevojave të tyre. Mungesa e informacionit që mungoi më parë, të jetë sot i plotë. Maturantët të përpiqen ta kalojnë këtë situatë me konstruktivitet. Duhet të jemi sa më pranë tyre për t’i ndihmuar ta kalojnë këtë situatë, që në tetor të jenë pjesë e universiteteve”, ka deklaruar Mehmetaj. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2019 - 23:58

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e homologut holandez Mark Rutte, i cili u shpreh se Shqipëria ka bërë progres, por jo mjaftueshëm, por replikoi duke ngritur pyetjen, në

Postuar: 18/10/2019 - 23:56

Ish-deputetja e PD Grida Duma e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, foli për negociatat

Postuar: 18/10/2019 - 23:52

Vendim negativ nga samiti i krerëve të shteteve të Bashkimit Europian për nisjen e bisedimeve për

Postuar: 18/10/2019 - 23:35

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në Facebook ka falenderuar Departamentin Amerikan të

Postuar: 18/10/2019 - 23:30

Kryeministri i vendit, Edi Rama, teksa është pyetur nga gazetarët në konferencë në lidhje me dekr