Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

LSI/ Luan Rama: Zgjedhjet pa opozitën janë farsë

Postuar: 20/03/2017 - 21:15

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, tha të hënën në një intervistë për ABC News se zgjedhjet pa opozitën janë farsë.

“Zgjedhjet pa opozitën janë formale në kuptimin institucional ndërsa në kuptimin demokratik janë farsë,” tha Luan Rama.

Rama tha se mazhoranca ka edhe përgjegjësinë “ ta bindë opozitën përmes aksionit konkret që zgjedhjet do të jenë korrekte dhe të ndershme.”

“Për sa kohë thashë që transparenca e këtij procesi, transparenca e dialogut, janë ende mundësi reale, gjykoj se ka ende mundësi të pashfrytëzuara që çojnë në zgjidhjen e situatës,” tha ai.

I pyetur nëse LSI ka ndonjë zgjidhje konkrete për zgjidhjen e situatës, Rama tha se “Fakti që thashë se zgjedhje pa opozitën nuk janë zgjedhje, fakti që thashë se zgjedhjet pa opozitën janë një farsë, fakti që thashë që zgjedhjet pa opozitën nuk i shërbejnë as vendit, as procesit të integrimit dhe nuk janë zgjedhje të përgjegjshme politike të një vendi anëtar të NATO-s…do të thotë që mbi këtë konstante qëndrimi duhet të orientohet dhe fokusohet e gjithë jeta politike.”

Deklarata e Luan Ramës vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij javor tha se zgjedhjet do të realizohen në datën e caktuar, 18 qershor, me apo pa opozitën. Kryeministri tha se është i gatshëm për dialog, porse nuk do të ketë as qeveri teknike dhe as shtyrje zgjedhjesh.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2017 - 22:37

Me rastin e 27-vjetori të themelimit të Partisë Demokratike, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se PD lindi si një nevoje për ndryshim, ndërsa ka luajtur një rol të spikatur në mazhorance dhe në opozitë.

Postuar: 11/12/2017 - 22:31

Pavarësisht se buxheti i vitit të ardhshëm është miratuar nga Parlamenti, Partia Demokratike nuk ka hequr dorë nga kërkesa që në arsimin parauniversitar librat të jepen falas.

Postuar: 11/12/2017 - 22:16

Deputeti i LSI-së, Luan Rama duke marrë shkas nga disa efektivë policie të cilët janë shpallur në kërkim pasi janë përfshirë në veprimtari kriminale ka reaguar me anë të një sta

Postuar: 11/12/2017 - 21:49

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në Neës24 tha se mazhoranca kërkon të zgjedhë kryeprokurorin pa vetin

Postuar: 11/12/2017 - 21:15

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ka komentuar si pazar, ftesën e Ramës për konsensus për

Postuar: 11/12/2017 - 20:14

Shpallet kandidimi për anëtarë të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.