Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

LSI: Mbështesim çdo nismë për të shkrirë KLD. PS: Jemi skandalizuar nga sekti i korrupsionit në KLD

LSI: Mbështesim çdo nismë për të shkrirë KLD. PS: Jemi skandalizuar nga sekti i korrupsionit në KLD

Postuar: 10/07/2014 - 07:57

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbështetur çdo nismë për të shkrirë Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në një deklaratë për media, nënkryetari i LSI, Ylli Manjani, e ka konsideruar si të papranueshme situatën në të cilën gjendet KLD. Manjani theksoi se KLD është 100 për qind e pozicionuar pro korrupsionit në gjyqësor, paaftësisë në gjykatat shqiptare, ndërsa theksoi se ky institucion ndjek kursin antireformë. Sipas Manjanit, KLD është gangrena më e madhe që ka marrë peng sistemin gjyqësor. “Lëvizja Socialiste për Integrim sigurisht në përbërje të mazhorancës së sotme në përbërje të qeverisë shqiptare është e rreshtuar sigurisht qartazi jo thjesht dhe vetëm në mbrojtje të Ministrit të Drejtësisë, dhe kjo është padiskutim krenaria jonë dhe detyra jonë që e bëjmë një gjë të tillë, por më së pari jemi të rreshtuar në favor të reformave dhe më së pari në favor të çdo lloj iniciative të luftës anti-korrupsion. Është gangrena më e madhe që ka marrë peng sistemin gjyqësor më së pari. Gjykata duhet të ishte dhe është në definicion garancia e çdo lloj lufte anti-korrupsion, por kur gjykata vetë krijon imazhin e korrupsionit, atëherë lufta ndaj korrupsionit bëhet e pamundur”, theksoi Manjani. 
 
Thirrja 
 
LSI i ka bërë thirrje KLD-së, trupës gjyqësore, konferencës gjyqësore, shoqatave të gjyqtarëve, prokurorëve të Shqipërisë, që të binden se nuk është zgjidhja politika, por vendosja e të gjithëve përpara reformës. “Prandaj ne jemi këtu për të dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme nismave politike, por jo vetëm. Do të mbështesim çdo lloj nisme parlamentare, por jo vetëm për të vënë në vend misionin kushtetues të KLD-së dhe jo vetëm të KLD-së. Në radhë të parë të krijimit të një sistemi gjyqësor të besueshëm, që të ketë përfaqësues dinjitoz dhe jo përfaqësues të korruptuar. Kjo është arsyeja e këtij komunikimi tim me ju sot në emër të LSI-së për t’i bërë edhe një thirrje KLD-së trupës gjyqësore, konferencës gjyqësore, shoqatave të gjyqtarëve, prokurorëve të Shqipërisë gjithashtu, të cilët të jenë të bindur e para që nuk është zgjidhja politika, as mbrojtja politike, as hyrja në llogoren politike të radhës, por është për të rreshtuar të gjithë në favor të reformave. Nuk mbrohet pavarësia e gjyqësorit nga korrupsioni, korrupsioni nuk mbron askënd, korrupsioni është krim dhe duhet ndëshkuar. I paafti nuk të mbron të lë në baltë dhe kjo është e sigurt dhe kjo KLD i ka këto dy cilësi”, theksoi Manjani.
 
KLD, reagon PS
 
Partia Socialiste, nëpërmjet deputetit Blendi Klosi, u shpreh se ndihet e skandalizuar nga sekti i korrupsionit në KLD. PS e ka konsideruar si të turpshëm reagimin e KLD që erdhi pas deklaratës së Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço. Reagimi i KLD për PS, përforcoi akuzat se sistemi i drejtësisë po kthehet në një rrjet ku bëjnë pjesë gjyqtarë kryekëput të korruptuar, që nuk punojnë për të vendosur drejtësi, por punojnë vetëm e vetëm për tu pasuruar vetë në kurriz të shqiptarëve. “Partia Socialiste dhe grupi i saj parlamentar janë të skandalizuar nga vendimmarrja e njëpasnjëshme e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që arriti kulmin ditën e hënë kur ndaj gjyqtarëve me probleme flagrante në deklarimin e pasurisë, vendosi të mos merrte asnjë masë e të mos fillonte asnjë hetim. Akoma më i turpshëm ishte reagimi i KLD pas deklaratës së ministrit të Drejtësisë. Një reagim që përforcoi edhe njëherë akuzën tonë se sistemi i drejtësisë po kthehet çdo ditë e më shumë në një rrjet ku bëjnë pjesë gjyqtarë kryekëput të korruptuar, që nuk punojnë për të vendosur drejtësi, por punojnë vetëm e vetëm për tu pasuruar vetë në kurriz të shqiptarëve.
Një rrjet gjyqtarësh të korruptuar që po kthehen në një sekt, që bëjnë gjithçka për të mbrojtur e shpëtuar njëri-tjetrin nga zullumet korruptive ku janë zhytur”, tha Klosi. PS shprehu vullnetin për vendosjen sa më parë në vend të drejtësisë, ndërsa ka mbështetur ministrin Naço. “Që sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk funksionon, këtë e di sot i madh e i vogël. Ishte kjo arsyeja pse një vit më parë shqiptarët votuan Koalicionin për Shqipërinë Evropiane. Është kjo arsyeja pse kjo maxhorancë është e vendosur që drejtësia në Shqipëri të vihet në lëvizje dhe shumë shpejt shqiptarëve tu kthehet besimi tek drejtësia. Partia Socialiste mbështet deklaratën e djeshme të Ministrit të Drejtësisë dhe të Qeverisë Shqiptare për të kërkuar ndërhyrjen e Parlamentit”, deklaroi Klosi. 
 
Naço kërkon ndërhyrjen e Kuvendit 
 
Në një deklaratë për media, një ditë pasi KLD refuzoi shkarkimin e Gjonit, ministri Naço e ka konsideruar Këshillin e Lartë të Drejtësisë, si një “bunker” dhe që voton si të ishte një repart ushtarak. “KLD pranoi bashkëfajësinë për gjendjen skandaloze të drejtësisë shqiptare. Shpreh bindjen se qeveria nuk është në kushtet për të bashkëpunuar më me këtë këshill. Limitet e qeverisë për të ndërhyrë janë të njohura, prandaj duhet kërkuar ndërhyrja e Parlamentit. U mbetet deputetëve të vendosin çdo bëjnë me KLD-në: do mbyllin sytë para çdo vendimi skandaloz, apo do të ndahen nga kjo vendimmarrje skandaloze dhe do ndikojnë për një drejtësi të drejtë. Shfajësimi që ky Këshill i dha zyrtarëve që skandalizuan mbarë opinionin publik është fakt më i fortë se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është kthyer në një rrjet ky gjyqtarët mbrojnë njëri-tjetrin”, deklaroi Naço. Joana Tafa
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2019 - 20:40

Kryeministri Rama ndodhet në këto momente në stadiumin e ri  të Kombëtares së Shqipërisë për inaugurimin e impiantit të ri sportiv “Air Albania Stadium” ku pas pak pritet të fillojë ndeshja me Francën

Postuar: 17/11/2019 - 19:45

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, bashkë me djalin e tij

Postuar: 17/11/2019 - 18:44

Presidenti Ilir Meta do të takohet të martën me krerët politikës të opozitës së bashkuar në orën

Postuar: 17/11/2019 - 18:37

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar ndaj deklaratave të ish

Postuar: 17/11/2019 - 18:14

Sekretari i LSI-së Endrit Braimllari akuzoi deputetët e PS-së Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafën se po

Postuar: 17/11/2019 - 17:27

Ministrat e BE-së më 19 nëntor për herë të parë propozimin francez për reformimin e politikës së

Postuar: 17/11/2019 - 17:17

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër për presionin që sipas tij po i bëhet anëtarës së Gjykatës